Do të shkojë për gjykim dosja 'Gërdeci'? Shtyhet për më 23 mars seanca paraprake në GJKKO për Mediun! Mungojnë prokurorët

TIRANË- Është shtyrë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit seanca paraprake për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun sa i takon dosjes së ‘Gërdecit’. Prokurorët e çështjes munguan dhe Gjyqtarja, Irena Gjoka caktoi datën 23 mars për të marrë një vendim nëse do të kalojë çështjen për gjykim. Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes, por në rast se çështja nuk pushohet, avokatët do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Vetë Fatmir Mediu nuk është paraqitur, ndërsa në seancë mbërritën dy avokatët mbrojtës Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Po ashtu në gjykatë u paraqit edhe familja Durda, Zamira dhe Feruzan Durda, të cilët humbën fëmijët e tyre vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit.

‘Thjesht dua një përgjigje! Kaq dua! Të hetohet edhe ky o të marri fajësi ose pafajësi.’- u shpreh Zamira Durda, pasi u shty seanca paraprake.

SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
Tragjedia e Gërdecit, shtyhet më 23 mars seanca paraprake në GJKKO, ish-ministri Fatmir Mediu nuk u paraqit në gjyq

1675877036_1673383189fati1.jpg

Është shtyrë seanca paraprake për ish-ministrin Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e prokurorëve.

Ora 13:09
Sot seanca paraprake për Mediu në GJKKO për Gërdecin, familja Durda paraqitet në gjykatë

 

Zamira Durda dhe Feruzan Durda, të cilët humbën djalin e tyre 7 vjeçar në shpërthimin e Gërdecit ka mbërritur sot në gjykatës, ku po mbahet seanca paraprake për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun sa i takon dosjes së ‘Gërdecit’. Gjyqtarja, Irena Gjoka do të vendosë nëse do të kalojë çështjen për gjykim. 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naku: 09/03/2023 12:36

    po pse cfare ka bere ky qe te denohet. ky eshte nje atdhetar shqiptar, parlamentar opozitar.

    Përgjigju
  • Val: 09/03/2023 04:48

    Ishalla shkon dhe gjykohet. Dhe mbase e denojne nja 100 vjet burg. Ndoshta me kete rast i zberthehet goja per te treguar baronet e droges se Fierit qe ka mbajtur rreth vetes apo shoqnine e ngushte me Ramen pas kuintave. Helbete e bardha i bashkon....

    Përgjigju
  • Lomy: 08/03/2023 13:34

    Me pak fjale keta rrotullohen te mediu nderkohe qe shmanget akuza per organizate te strukturuar kriminale… Te fala zenit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)