Pas akuzave ndaj Mark Frrokut në Belgjikë e në Itali është zbardhur po ashtu nga dosja e Prokurorit belg edhe “mbledhja e pleqve”. Në raportin e Prokurorit të Brukselit thuhet Nikolas Kurti u ka treguar hetuesve më datë 13.12.2000 se është informuar nga vëllai i tij tjetër, George për mbledhjen e baballarëve të zhvilluar më 28 mars 1999 në Shkodër, :
“Në 28 mars 1999 zhvillohet në Shqipëri “mbledhja e etërve” në një fshat të Shkodrës ku është origjina e viktimës. Ishin të pranishëm :Babai i viktimës, vëllai i viktimës George Kurti, Preng Froku, babai i Mark Froku ( Besnik Morina), Bibe Djafa babai i Lek Bibë Jafa (Lek Bib Djafa), Fran Ded Joka babai i Hile Joka (Arjan Bytyci), babai i autorit te katërt Nikoll VUKOL nuk u paraqit në mbledhje sepse biri i tij Aleks Vuka (Besnik Vuka) nuk e konsideron veten përgjegjës për vdekjen e e viktimës, duke pretenduar se ai kishte vdekur para ndërhyrjes së tij.
Pavarësisht mungesës së babait të Aleks Vukës (Besnik Vuka) u vendos borxhi i gjakut dhe secila nga katër familjet duhet “të paguante nga një jetë” që të rivendosej paqja. Sipas këtij zakoni, një dënim i rëndë në Belgjikë është baraz me një jetë. Mbledhja konfirmoi që shkaku i vrasjes se Aleksandër Kurtit është një larje hesapesh lidhur me një vajzën e quajtur “Lume”.
Gjithmonë sipas deklaratave te Nickolas Kurti, etërit raportuan se se ditën e ngjarjes ka patur një sherr mes viktimës dhe tre djemve të tyre në stacionin e trenit në Bruksel. Një person I katërt ka ndërhyrë , me ton më të lartë dhe më pas ka nxjerrë një thikë. Shkaku I vrasjes është ky : lidhja mes viktimës dhe Lumes po kthehej më shumë se profesionale dhe mund të rrezikonte organizatën e trafikimit të qënieve njerëzore shqiptare nga Italia përmes Brukselit drejt Londrës.
Sipas Nickola Kurtit ky trafik organizohet në tre nivele
Niveli I parë: Koka e rrjetit është në Shqipëri
Niveli I dytë : përgjegjësit e kalimit të klandestinëve ne Itali, Bruksel dhe Londër
Niveli I tretë : zbatuesit e transportit
Nikolas Kurti deklaron gjithashtu se dy ditë para se të vritej Aleksandër Kurti I ka telefonuar motrës së tij të madhe me qëllimin që të paralajmëronte Kunatin e tij ARDIJAN që të telefonte në numrin 0495942277 dhe të hynte në kontakt me një farë “Beni” : “Nëse kunati yt nuk merr kontakt me këtë “Benin” një njeri do vdesë brenda 24 orësh”
Sipas tij, I vëllai Aleksandër kishte shqetësime me një farë Beni, bëhet e ditur se Arben Froku , më I madhi I tre vëllezerve FRROKU ishte tutor I prostitutave Lume, Mira dhe Zana. Nickolas Kurti deklaron se Arben Frroku është urdhëruesi I I vrasjes së Aleksandër Kurtit , ekzekutuar nga vëllai I tij “Mark” (Besnik Morina)".
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com