VLORË -Pas transferimit të dosjes në Tiranë, Gjykata e Vlorës ka ndërprerë gjykimin ndaj Kryetarit të Bashkisë të këtij qyteti, Shpëtim Gjika.
Në seancën e sotme gjyqësore, Gjika nuk ishte i pranishëm në sallë por ai është përfaqësua nga dy avokatët mbrojtës.
Ndërkohë Gjykata e Lartë ka vendosur që kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika të gjykohet në Tiranë.
Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së qytetit bregdetar, pasi ky qytet nuk ofronte kushtet për zhvillimin e një proçesi të rregullt gjyqësor.
Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, akuzohet për falsifikim të dokumentave dhe dhënie e lejeve të ndërtimit në vendet ku nuk është e ndaluar me ligj.
Më konkretisht bëhet fjalë për objektin që ndodhet te vendi i quajtur “Tre racat”, ndërsa objekti i dytë ndodhet brenda territorit të portit të Vlorës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com