Dosja ‘Hajdari’/ Fati i Izet Haxhisë në apel në dorën e gjyqtarit Shkëlqim Mustafa

Dosja ‘Hajdari’/ Fati i Izet Haxhisë në apel në dorën e gjyqtarit Shkëlqim Mustafa

Izet Haxhia

TIRANE-Mbërrin në Gjykatën e Apelit ankimi i Izet Haxhisë. Ai kërkon rrëzimin e vendimit që e ka dënuar në mungesë me 25 vite burg për dosjen Hajdari. Relatori i dosjes në Gjykatën e Apelit në Tiranë është gjyqtari Shkëlqim Mustafa. Ende nuk është caktuar data e zhvillimit të seancës në apel dhe përzgjedhja e dy gjyqtarëve të tjerë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Kërkoj pafajësi dhe rrëzimin e vendimit të dënimit me 25 vite burg në mungesë për akuzën e bashkëpunëtorit në vrasjen e deputetit Azem Hajdari më 1998.

Kërkesa e Izet Haxhisë

Në kërkesën për rihapjen e procesit përpos Sali Berishës, Haxhia kërkoi të thirren një listë e gjatë dëshmitarësh, mes tyre politikanë, gazetarë dhe personazhe publike të asaj kohe, ku bien në sy emri i ish-kryeministrit Fatos Nano, Arben Rakipi, Ardian Visha, ish-deputetja Jozefina Topalli, asokohe nënkryetare e PD, ish-ministrin e Brendshëm Petro Koçi, etj.

Lista prej 44 emrash ka në përbërje të saj edhe personazhe të njohur të kohës, që janë edhe sot aktivë në jetën publike dhe politike. Po ashtu Izet Haxhia kërkon që të rihapen kërkimet edhe për gjetjen e autorëve të tjerë të dyshuar për vrasjen e Azem Hajdarit, zbardhjen e tabulateve telefonike të personave që kanë interes për këtë çështje, bllokun e shënimeve të ish-ministrit të Brendshëm, Perikli Teta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 14/07/2018 10:32

    O salhe qeni po të mbështillet litari ke bër shum krime e gjaku i të pa fajshmëve do të zëri syt o i pa udh . ZOTI VONON POR KUR S'HARON

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja