Dosja K/ Bedri Blloshmi,15 vjet burg! Çdo ditë i përgjuar nga spiunët

Nga 31 marsi i vitit 1976, kur nis të hartohet kurthi për burgosjen e Bedri Blloshmit kurth në të cilin do të përfshinin më vonë edhe vëllain e tij poetin Vilson Blloshmi dhe kushëririn e tyre poetin Genc Leka, dhe për 15 vitet në vijim, një dyzinë dokumentesh të sigurimit arkivoheshin ditë pas dite, javë pas javë, muaj pas muaji e vit pas viti.

Në hetuesi, në birucë, në periudhën e gjyqit e ditët e tmerrshme pas dhënies së dënimeve me vdekje, ditët tranzit për në burgun e Spaçit, muajt dhe vitet ferr në Spaç, me pas në Qafë bari, pastaj sërish në Spaç, pastaj në Burrel, deri në ditët e fundit të diktaturës...spiunët vigjilentë hartonin raporte pafund, përgjonin çdo bisedë të tij me teknikë operative në qeli, në bicat e izolimit, në ambjenet e punës në minierë, e kudo ku ai dhe të burgosurit e tjerë ndanin ditët e vuajtjeve.....

Bedriu thotë se këto 15 vite është përgjuar e survejuar në çdo hap, i janë thurur dhjetra gracka nga njerëzit e Sigurimit, deri në eleminin fizik të tij dhe ai në shenjë revolte nuk u dorëzua asnjëherë. I sfidoi xhelatët e tij dhe  foli gjithmonë ahspër dhe hapur kundër rejgimit , kundër diktatorit dhe gjithë drejtuesve të tjerë të diktaturës.

Bedri Blloshmi

15 vjet burg, çdo ditë i përgjuar nga spiunët

Historia e grackave të Sigurimit   ndaj bedri Blloshmit vëllait të tij poetit Vilson Blloshmi dhe kushërititt të tyre poetitt genc leka, nis në mesin e viteve ’70. Dokumente të shumta arkivore kanë provuar se gjithë ngjarja e dënimit me vdekje t dy poetëve dhe e dënimit me burgime të ndryshe  për të tjerët ka qenë e inskenuar nga Sigurimi i Shtetit, në kulmin e ashpërsimit të Luftës së Klasave  prej regjimti komunist.  Gjithçka ka nisur nga marrja e dyshimtë në degën e brendshme të bedriut  e disa kohë më vonë edhe arrestimet e tjera sipas një plani të mirëstrukturuar në zyrat e fegës së brendhshme të Librazhdit.

Në librin e ri “Dosja formulare kategoria 2/A nr. 1594 për të dënuarin Bedri Blloshmi”, ky i fundit ka përfshirë çdo dokumnet të spiunimeve dhe bahskëpunëtorëev të Sigurimit që patën gisht në dënimin me vdekje të dy poetëev e po ashtu edhe në dënimin me burg të tij. Po ashtu Blloshmi në librin e tij zbulon faqe pas faqe të gjithë raportet e spiunëve që e kanë përgjuar në vitet e gjata të burgut, në Spaç, Qafë bari dhe burgun e Burrelit.

Në pjesën e parë të rrëfimit të tij blloshmi tregon se si u sajua procesi i tij me ndihmën e spiunëve dhe se si u dënuan dy poetet me pushkatin dhe ai me 25 vjet burg....

mua në datën 31 mars 1976 më thirrën në Degën Ushtarake Librazhd, edhe me pretekstin që unë s’kisha bërë zborin ushtarak. Ne bënim 17 ditë zbor, ne të prekurit, siç i quanin ata, 10 ditë njëherë, 7 ditë njëherë. Edhe të nesërmen xhaxhai ynë, ai kishte qenë në burg, kishte bërë 15 vite burg dhe i kuptonte ato gjëra. Unë s’dija fare se ç’bëhej me këto. Më thotë në darkë në shtëpi: more bir, nesër do ikësh në Librazhd. Mirëpo ne i kishim fletët e zborit, i mbanim ato, kot si dokument që të mos thoshin. – T’i jap unë fletët e zborit, - tha, - por kjo nuk është punë zbori. – Çfarë mund të jetë? – Gjithsesi, - tha, - unë kam frikën tjetër, qëndro, mos e tepro, tregohu burrë. – Çfarë janë këto muhabete që po më thua? – Mua nuk më pëlqen kjo. Në këtë kohë erdhi edhe vëllai, Vilsoni. Natyrisht edhe babai. E diskutuam të gjithë me njëri-tjetrin. Në mëngjes u ngrita, fletët e zborit, më dha ca lekë xhaxhai.

Përfundimisht zbrita në Qukës. Një makinë e shkoj në Degën Ushtarake Librazhd. I them atij: më keni thirrur. – Kush je ti? – Filani. Hyri brenda, doli një, oficer ishte ai. – Pse nuk shkon në zbor? – më tha mua ai. Unë qesha. I nxora fletët e zborit. – Urdhëro, - i thashë, - ke 7, 10, siç i kërkoni juve. Edhe tek njëra i kushtoi vëmendje, demek po i shikonte me vëmendje. – Por kjo qenka e falsifikuar. I thashë: dëgjo këtu, kjo nuk ka asnjë vlerë në daç falsifikoje, në daç mos e falsifiko, kjo nuk bën,

– Mirë, - tha, - do shkojmë ta vërtetojmë në Degën e Brendshme. Shkuam te Dega e Brendshme, shkuam atje, ______, pastaj më thirrën. – Ti, - thanë, kryetari i Degës, - ju, - tha, fjalë për fjalë e mbaj mend si sot, - juve jeni 21 veta në shtëpi bashkë, 21 pushkë kundër Enver Hoxhës ne nuk i lëmë. Për ne, - tha, - ne kemi pritur që ndonjëri nga ju të vijë të trokasë në derën tonë, ta ndihmoni Partinë, - tha, - ju s’e bëtë, ne të zgjodhëm ty. I thashë: s’po të kuptoj. – E kupton ti, - më tha mua, - edhe ik mendohu. – Unë, - i thashë, - nuk do merrem me këtë punë. Jo ke përfitime, jo lekë, jo do vish në Librazhd, jo shtëpia e çfarë janë këto budallallëqet e tyre. E përfundimisht shkova në Turizëm atje, më kishin caktuar në katin e 3-të, dhoma 11. Aty nga mesi i natës erdhën këta, trokitën në derë, ngrihem unë. Korridori plot me civilë dhe policë. Më morën, më çuan në Degë prapë, natën. – Hë, - tha, - u mendove? – Unë, - i thashë, - jam menduar me kohë edhe. Atëherë më kapi, nxori hekurat nga sirtari, m’i vuri, ____ policin: çojeni në birucë.

Edhe tani ç’më bëjnë, unë kisha 2-3 hetues, ka qenë edhe një Dhimitër Beshiri, vinte nga Tirana, Lulo Ymeri, Selim Caka e ç’janë këta, Nevruz Hamiti, ishin plot, ishin koleksion. Dhe një pjesë thoshin që ti do pranosh të bëhesh bashkëpunëtor Sigurimi dhe do ikësh në shtëpi, mos rri në _____, mos rri në fshat. I thosha unë: por ju thoni që fshati është mirë. – Lëre çfarë themi ne, - tha, - ti s’je për në fshat, je për në qytet. Të tjerë thoshin: ti ke djegur, i ke vënë zjarrin muzeut. – Ç’i keni këto, - u thashë unë, - pse mendoni që e kam bërë unë? – Ne mendojmë që e ke bërë ti, - tha, - sepse gjyshi yt ka qenë delegat në Kongresin e Manastirit në kohën e Alfabetit edhe ju e keni tradhtuar më vonë, - tha, - se xhaxhai në burg, babai në burg, gjithë ata të tjerët edhe ne s’e kemi vënë gjyshin tuaj atje se nuk e meriton, - tha, - edhe ti e ke bërë nga inati këtë, që ke djegur muzeun. Të mos e zgjas, vajti muaj të tërë, një pjesë donin bashkëpunëtor Sigurimi, një pjesë donin muzeun, përfundimisht u bënë 3-4 muaj. Kur aty një ditë marr vesh që ishte arrestuar vëllai. E pashë aty te cepi i derës, kur ne qetheshim e rruheshim, se çdo muaj e kishim. Por gjatë gjithë kohës që kam ndenjur aty, 18 muaj në Librazhd, një herë s’ma kanë zënë vëllanë me gojë. Pas vëllait pastaj më vonë u mor vesh që ishte arrestuar edhe Genci, edhe si ______ për të plotësuar, ishin edhe 5-6 të tjerë.

Në këtë periudhë të vështirë në hetuesi bedri Blloshmi do të niste të kuptonte se ky kurth i sigurimit mbahej në këmbë prej bahskëpunëtorëve dhe dëshmitarëve të rremë.  Në libër Blloshmi ka botuar pjesë nga  një procesverbal ballafaqimi që hetuesit kishin përgatitur për të, me datën 27 janar 1977. 

Në të shkruhet:

PROCES - VERBAL

(BALLAFAQIMI….)

Ne Librazhd,  Sot me daten 27.I.1977. Une Lulo Ymeri  hetues i deges se punëve te Brendshme Librazhd për të sheshuar konraditat që  ekzistojnë mes deponimeve të të pandehurve Demir Blloshmi e Bedri Blloshmi bëra ballafaqimin ne mes tyre 

Pyetet i pandehuri Bedri Biloshmi

Pyetje: I pandehur a e njifni personin qe keni përpara dhe si keni kaluar me të?......

Pyetet I pandehuri   Demir Merko Blloshmi

Pyetje: A e njifni personin qe keni përpara si keni kaluar me të dhe çfare keni për të thënë ?-

Pergjigje:

Ate e njoh eshte Bedri Blloshmi, ate e kaamn patur shok dhe kemi kaluar mirë,  bashke me të kemi vjedhur ne Kooperativë dhe me shokë të tjere.

Në fund të vitit 1974, Bedriu se bashku fisin e tij kishte shkuar përzbor ne fushe studio ne tunele.

Një mbasdite ai erdhi ne fshat, u takova me të tek kroi i dashit dhe unë mbasi u takova me të e pyeta se nga vinte ? Bedriu me tha se po kthehej nga zbori te cilin e bente ne fushë studio për hapjen e tuneleve dhe erdha për të marrë ca plaçka, tesha fjetje dhe ushqime dhe do të shkoj përseri në zbor me tha Bedriu.

Ne këtë bisedë ra fjala edhe për goditjen e Beqir Ballukut për të cilin Bedriu me tha se do te kishim shpëtuar neve kulaket po te kishte fituar Beqir Balluku dhe nuk do të shkonin më për të hapur tunele si tani.

Une i thashe se si ja keput dhe ti Bedri, ai me tha se ti e ke mirë sepse zborin nuk e ben në tunele si puna jonë por e ben ne piken e Qukesit…

Gjithashtu në një rast tjeter aty ne muajt shtator ose tetor te vitit 1973, mbasi unë, Bedriu dhe shoket e tjere kishim berë dy tre vjedhje në kooperativë, u takova me bedriun  tek kroi I dashit. Meqenëse unë kisha frikë se mos zbulohesha, I thahsë bedriut si do të vejë halli jonëq , shumë po vjedhim, u bë vazhdë vjedhja në kooperativë, bedriu mbasi ëm dëgjoi tha: tip aske qenë gomar, ne mallin e kooperativës po vjedhim, ne nuk kemi se si ta dëmtojmë ndryshe kooperativën. Ne duke vjedhur fitojmë të ardhura për veten dhe dëmtojmë kooperativën. Unë I thahsë se mirë e e ke o bedri dhe kështu pas kësaj bisede neve vazhduam  vjedhjet në kooperativë derisa u arrestuam.

Pyetet I pandehuri Bedri Blloshmi

Pyetje: I pandehur, ç’keni për të thënë në lidhje me deponimet e të pandehurit demir Blloshmi?

Përgjigje:

Ato i dëgjova, nuk janë të vërteta, unë nuk e marr vesh pse demiri flet në këtë mënyrë. Ëhstë e vërtetë që unë kam punuar në fushë studët, po këto që thotë ai nuk I pranoj.

Procesverbalin mbasi u lexua e firmosim të pandehurit  bedri blloshmi demir Blloshmi

Hetusi Lulo Ymeri

Asistoi Dhimitër Beshiri…

Siç dëshmon sot Bedri Blloshmi në librine tij,  ky ballafaqim ishte  bërë në mesnatë pas e kishin marrë nga qelia dhe e kishin çuar zyrën e kryetant të degës ku ndodheshin 7 persona të tjerë, civilë.

“Demiri ishte ulur në karrige me shpinë nga unë Selim Caka, Lulo Ymeri, Petrit Azemaj, Nevruz Saliu dhe dy civile rrinin midis meje dhe Demirit. Dhimitër Beshiri më qëlloi i pari, më përplasi kokën pas murit dhe rashë në dysheme. Pasi me ngritën më përplasi përsëri. Ai më tha: "Çfarë thotë Demiri duhet ti pranosh të gjitha, ndryshe do të ta marr shpirtin more armik. Demiri tha ato që shihen në procaverbal. Kryetari ndërhyri përsëri: E dëgjove, çfarë do na thuash?"

Unë vazhdova: Ky është bashkëpunëtor sigurimi dhe gënjen.

Ndërkohë më zgjidhën, më kapën dorën e majtë ma përdrodhën duke ma vënë pas shpine, dhe në të djathtën më vunë një stilolaps duke më detyruar që ta firmosja. Nga të shtyrat, sa të njërit sa të tjetrit, stilotapsi u thye. atëherë Dhimtri tha: "Lereni qenin, dhe kështu do ta vrasim.

Ndërsa Demirit i tha: "Bravo të qoftë, ti do të lirohesh nga salla e gjyqit.

Pas kësaj urdhëroi policin të ma çonin në birucë ku më lidhën këmbë e duar për tri ditë me radhë. Kujtim prej këtij ballafaqimi me kanë mbetur të thyer dy gishtat e duarve.“

Një tjëtër ballafaqim ishte bërë në hetuesi mes Genc Lekës dhe Demir Blloshmit. Në procesverba;lin e këtij ballafaëqimi genci nuk i kishte prnauar thëniet në hetuesi të kunatit të tij Demir Blloshmi.

“thëniet e kunatit tim Demir Blloshmi i ndigjova dhe i kuptova. Në lidhje me to them: ëhstë e vërtetë që Demiri ka arhdur në shtëpinë time dhe më ka thënë  se atë e kishin ballafaquar në hetuesi me  me bedri Blloshmin për vjedhjen që kishin bërë bashkë dhe  demiri nuk i kishte pranuar ato. Nuk ëhstë e vërtetë q ëunë ti kem thënë atij që në hetuesi t ëmos tregonte  as për vjedhjet që kishte bërë bërë me bedriun dhe as për  ato që dinte për mua dhe vilson blloshmin. Nuk e kuptoj se pse  Demiri i thotë këto gjëra në hetuesi kur këto nuk janë të vërteta ndonëse më ka kunat dhe marrëdhëniet i kemi patur të mira...”

Deri në mes të shkurtit të 1977, Bedri Blloshmi thotë se  ende nuk ishte njohur me akuzën  për të cilën e kishin arrestuar e mbajtur në qeli për afro një vit dhe se akuza ishte ndërruar dy herë.

në 17 shkurt të vitit 1977, na dhanë aktakuzën e parë edhe nuk ishte, natyrisht e morëm, unë kisha agjitacion e propagandë, se ç’ishte një nen: përkrahje..., unë s’e dija fare atë dhe vëllai kishte agjitacion e propagandë, se e kishin marrë për dorëshkrimet, për këto përkthimet etj. Edhe na lanë pak kohë, një muaj, nuk na nxorën në gjyq, kur erdhi puna na thirrën, na e ndërruan aktakuzën, bënë një tjetër. Ne atë tjetrën nuk e morëm. Këtu ke një dokument, ne e kemi refuzuar, edhe unë edhe vëllai. Aty, edhe kryetar grupi caktuan, se kështu e kanë ata, caktuan Gencin. Na nxorën në gjyq. Ne, më thotë vëllai, se ne merreshim vesh me të trokitura në mur, këtë ma mësoi vëllai. Edhe më thoshte mua: thuaji Gencit të mos e marrë aktakuzën, të mos bëjë këtë, të mos bëjë atë, t’i mohojë ca gjëra. Unë ia thosha. Përfundimisht ai ishte pak i tronditur dhe mos bëhej më keq, kur dolëm në gjyq Genci rezistoi. I tha: e ke marrë aktakuzën? – I tha: e kam marrë por unë e refuzoj, do pranoj vetëm dorëshkrimet e mia, që kam shkruar ato poezitë, ndërsa sabotimin ekonomik, - tha, - nuk e kam kryer. Këta u panë në sy njëri me tjetrin, me prokuror _______, dhe kryetari i gjykatës, ishte nga Skrapari, Subi Sulçja, thotë: merri çoji brenda në birucë dhe vazhdimi pasdite.

Në seancën e rradhës do të jepej edhe pretenca e prokurorit  i cili kishte kërkuar tre dënime me vdekje. Për dy poetët  Vilson Blloshmi e gnec leka dhe po ashtu edhe për Bedri Blloshmin. 

Shkuam brenda, na lëshuan aty, nëpër biruca ku ishim, e morën Gencin, e mbajtën lart. Tani unë nuk mund ta saktësoj se sa kohë, por goxha e mbajtën në hetuesi, në zyrën sipër. Unë i rashë murit. Genci kishte një spiun aty brenda. Unë e kam gjetur, e kam zbuluar se kam marrë dokumentet, e ke aty, ai e kishte pseudonimin Lundronjësi. Ky ishte  nga Çermenika, Balli Balliu emrin. Kur erdhi Genci, i trokita, nuk m’u përgjigj, por s’pati edhe kohë se filloi policia po na ____. Nejse, na çuan atje. U ngrit Genci, po shpjegonte kjo poezia kështu e kjo ashtu, po u jepte atë kuptimin për të cilin e kishte shkruar. Këta thoshin: jo, këto bëjnë fjalë për B______, se e ka pasur babanë e arratisur në Prizren, ish-Jugosllavi. Edhe pastaj ai ishte, unë e kuptova që ai ishte i tronditur shumë, bënte veprime të pakontrolluara, ulej, ngrihej, bënte lëvizje kështu. Diçka kishte ndodhur me të atje kur e thirrën në zyrë sipër. Se çfarë i bënë, a i futën drogë, a i futën ndonjë, përfundimisht 4 ditë gjyq. Ditën e 5-të u dha pretenca: Genci vdekje-pushkatim, mua vdekje-pushkatim, Vilsoni vdekje-pushkatim se ishte i dyti, unë vdekje-pushkatim. Ishte edhe kunati i Gencit, të gjithë lojën ai e xhironte, ishin edhe ca të tjerë, ishte Dashi 15, 3, 2, __na cuan aty.

Bedriu dëshmon orët plot ankth deri në momentin që morën vendimin  final të gjykatës. 

Të nesërmen vajtëm për vendimin, këtyre ua lanë, mua ma kthyen 25 vite. Ndenja ca kohë atje, sa, biles kam qenë prezent atë ditë që ata i kanë marrë natën. Jo se isha aty, isha larg, siç ishte pozicioni i birucës, por unë i dëgjoja për gati një muaj rresht që ishin, ata vinin se unë isha afër banjos, dhe i binin aty me zinxhirë, dëgjoja zërin nëpër korridoret e çimentot, zinxhirët dhe këmbët që po i _____, që tringëllonin, se aty ua zgjidhnin duart duke i mbajtur me një litar, se i shihja te cepi i derës. Ktheheshin, i lidhnin prapë aty dhe i çonin, po të njëjtat zhurma, po të njëjtat. Edhe atë ditë, ka qenë ditë e diel, neve na erdhi familja. Unë isha shumë i tronditur. Erdhi polici më thirri, tha: hajde se ka ardhur familja. – Ik, - i thashë, - se nuk vij, nuk dua të, çfarë t’u them? Pas këmbënguljes, polici nuk ndërhyri, por këta shokët e dhomës, ishin një pjesë, 2-3 ishin të dënuar që në kohën e babait, të xhaxhait, se ishin dënuar dënuar për së dyti, se kështu ishte kjo punë. Dola atje, ishte mamaja me motrën. – Unë kërkova të takoj, - tha, - të madhin, Vilsonin, se do t’i jap siharinin që i ka lindur nusja çun. – I thashë: ti s’ke për ta takuar kurrë më atë. – Çfarë flet, - tha, - pse flet kështu, - më tha mua. Andej përballë meje ishte kryetari i Degës, ca civilë, këtej ishin 3 policë, midis hekurave. I thashë: ai është lidhur këtu kokë e këmbë në dy biruca bashkë me Gencin. Atëherë foli kryetari i Degës: ç’të duhen këto informacione, do bësh takim, - tha, - të pyesësh për familjen apo ta ndërpres takimin? – Ti ndërprite si të duash, mama këta do t’i vrasin, - i thashë. Atëherë u ndërpre takimi, shkova në dhomë.

Dënimi me pushkatim i dy poetëve Vilson Blloshmi e genc leka do të zbatohej  në rrethana të një sekreti absolut. Por deri në çastin e fundit do ti torturonin  me mënyrë të ndryshme psikologjike. Letrat e nisura  në instancat e larta për të kërkuar faljen e jetës nuk do të bënin asnjë efekt. Por edhe dhënien e lajmit që jeta nuk u ëhstë falur, do ta çonin me dredhi në qelitë e izolimit të dy poetëve.

Po ashtu përmes dredhivedo ta drogonin bedriun,  dhe siç dëmshmon ai nuk do ta lejonin që të ishte i kthjellët në momnetin që do tja merrnin vëllanë për ta ekzekutuar.

Vonë, kur u bë orari i veprimeve në darkë, ishte Selim Caka një kriminel,

erdhi ky, hyri te dhoma jonë, ishte radha e, dhoma e fundit që ishim ne, ishim 6-7 veta të dënuar, që e kishim dhomën pak më të madhe se zakonisht ato që quhen biruca, hyri aty, ne ishim shtrirë, unë isha shtrirë, nuk kisha dalë, më fal për shprehjen, hyri ky, u ngritën në këmbë se ishte rregull ai, unë s’u ngrita. – Ti kulak pse s’ngrihesh, - më tha mua, - i sheh shokët që ngrihen në këmbë? – Ata që ngrihen në këmbë, - thashë, - nuk kanë respekt, kanë frikë, unë s’kam asnjë gjë për juve. – Ashtu, - tha, - mirë. Atëherë dëgjo se ka ardhur përgjigjja e Gjykatës së Lartë. – Ti ke, - tha, - njëherë përnjëherë, pastaj atje kemi punë tjetër. Thashë: ta bëj një pyetje? – Bëje, - tha. – Ka ndonjë ndryshim vendimi i Gjykatës së Librazhdit? E kisha fjalën për këta çunat. – Jo, jo, - tha, - atë e bëmë ne, si do ndryshojë? Pse kush janë ata? – tha. Ç’bëri. ___ tamam kriminelë. Mori një nga biruca, që ishte aty, dhe e çoi në birucën e Gencit. Pas pak aty, u mbyll ai orari i veprimit, dera, ikën këta. Siç duket ky i tregoi Gencit që kështu e kështu i tha Bedriu, bisedoi me, biedoi, i tha shefit të hetuesisë. Aty pati një zhurmë, doli polici se ata kishin një polic më vete, ne e kishim më vete, në një korridor ishim të tërë. Ai ishte i përqendruar te dy biruca, 1 dhe 2 ku ishte Vilsoni me Gencin. Kërkuan doktorin. Se Ç’ndodhi nuk e mora vesh. Pas pak erdhi prapë Selimi, tha: ka ngrënë bukë ky? – Jo, - thanë këta, - nuk e ha ushqimin. Se nuk haja, se fare i shkatërruar. Përfundimisht ai: sille bukën, - tha. E morën, unë shtrirë isha, më vuri gjurin te gjoksi jo për të më goditur dhe më kapi, ma hapi gojën dhe njëri më futi ushqimin, ky më mbante gojën hapur. E diçka hëngra aty. Më lanë pastaj edhe kur jam ngritur të nesërmen në mëngjes për të shkuar prapë në banjo, që dilnim atje, më ishte mësuar koka gjithmonë e ktheja ku ishin këpucët e këtyre te dera e birucës, se ishin 10 metra si gjatësi, ata s’ishin. Mua më ra të fikët, ashtu i shkatërruar, rashë te dera, morën më futën brenda edhe kur pas disa orësh përmendem unë, shoh aty në krah, unë e dija që ky ishte me një të dënuar tjetër, Rustem Dashi nga fshati ynë,

Hapa sytë por s’kisha fuqi as të flisja as të bëja. Nejse, ndenja pak, kur po përmendesha thashë, edhe po më tregonte Rustemi ku e kishin ____. – U hap, - tha, - dera e parë. Te 1 ishte Genci. – Epo kujtuam se ka ardhur falja dhe do i zgjidhin. U dëgjua një zhurmë hekuri por se çfarë ndodhi, ____ se ishim brenda. U hap dera, atje është një derë ___, - tha, - dera e takimit dhe aty i nxirnin përjashta. Dilje jashtë për ___. U hap dera jonë. Vilsoni, - tha, - ishte shtrirë, kthyer me kurriz nga dera, nuk kishte ngrënë bukë, nuk dua, - tha, - dhe ishte kthyer me kurriz edhe hynë ata. Zgjoje, - thanë ata. – Jam zgjuar, - thotë ky. E kthen Rustemi se ishte bërë ____ copa-copa, flokët i kishin rënë. Siç më tregonte Rustemi. E zgjidhën, këmbët, e hoqën zinxhirin ku lidhesha, se u lidha edhe unë kur pata pretencën dënim me vdekje, një zinxhir që lidh këmbët e duart. Ia heqin atë. I lidhën duart përpara, - tha, - i futën një litar Vilsonit te duart edhe e mbante një atje përjashta te dera e birucës. U ngrit në këmbë. Këmbët aty i kishin të lidhura por me pak distancë. Unë u ngrita, - tha, - i hodha, se xhaketa, se ishte vapë, korrik. E morën, doli, ia hodha xhaketën, - tha, - u kthye te dera, - tha, - Rustem, do të lë një amanet edhe ma bëj hallall shërbimin, se ky ka ndenjur 30 ditë. Atë ditë ishte dita e 35-të kur i morën. Edhe ju do liroheni nga burgu, _____, është edhe pak i egër si natyrë. Unë do dal, - i thotë ai, - do vuaj ca, ti do dalësh shpejt, do shkosh në shtëpi. Edhe do t’u thuash: unë s’e kam pranuar dhe s’kam bërë asnjë faj, nuk i kam turpëruar. T’i thuash Dianës (Diana ishte bashkëshortja) bashkë me vajzën të shohë punën e saj. atëherë e morën, - tha, - u mbyll dera. Unë prita pak, u mërzita shumë aty, - tha, - s’rrija dot, kur shihja tasin pa ngrënë, rrobat aty bosh. I rashë derës, erdhi polici, i thashë: do më heqësh. Dhe e sollën tek unë. Kjo është puna, - tha.

Të tilla ishin momentet e fundit të poetit Vilson Blloshmi në qeli dhe bedriu i imajginoi dhe i skaliti fort në kujtesën e tij përmes rrëfimeve të shokut të qelisë së Vilsonit. Me ato kujtime, dhe me shpirtin e rebel të plagosur, do të kërkonte forca tek vetja për të përballuar pa ulur kokën asnjë sekondë në rrugën e gjatë e të vështirë të burgjeve, ku spiunët nuk do ti shqiteshin hap pas hapi.....

Më sollën në Tiranë, këtu në kaush. Unë atëherë e mësova emrin kaush. Ishin shumë të dënuar aty, që bënin nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, i binin aty i grumbullonin, pastaj i shpërndanin. Nuk di sa ndenja aty, por aty më çuan. Pastaj më morën bashkë me të tjerët në autoburg, kështu quhej ajo, na çuan, na futën në Spaç.

Fundi i pjesës së parë

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rino: 04/12/2024 04:15

    Tani s'ka spiunë. Jan bo biznesmena e politikanë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet

'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet