“Dosja K” në Report Tv sjell historinë e Xhevat Gabecit, të cilit regjimi i konfiskoi dhe rrëmbeu gjithë pasuritë, e arrestoi dhe e burgosi e në moshë pensioni e arrestoi sërish dhe e ekzekutoi.
Xhevat Gabeci ishte një tregtar i suksesshëm, i cili pas shumë viteve jetë në Itali, kishte vendosur ta linte atë vend dhe së bashku me familjen e tij bashkëshorten dhe dy vajzat, të vendoseshin në Shqipëri me shpresën për të ndërtuar një jetë të qetë në atdhe. Por ardhja në pushtet e komunistëve do ta rendiste shpejt Xhevat Gabecin në listat e atyre të pasurve që duheshin eliminuar ose grabitur e burgosur.
Ai vihet në listat e tregtarëve të Tiranës që duhet ti nënshtroheshin tatimit të jashtëzakonshëm që në marsin e 1945, përmes të cilit atij ju sekuestrua shuma prej afro 1 milion franga ari. Historia tregoi se regjimi nuk do e linte me kaq goditjen ndaj tij ndaj në vitin 1947 e arrestojnë dhe e përfshijnë në një proces që e lidhën me gjyqin e deputetëve. E dënojnë me 3 vjet burg dhe i marrin gjithë pasuritë që kishte. Dalja nga burgu nuk do ti jepte atij as lirinë e munguar dhe as qetësinë që kishin menduar kur u kthyen në atdhe me të shoqen dhe dy fëmijët.
Një arrestim i dytë, i beftë, kur ai ishte në moshën 72 vjeçare me një proces të çuditshëm ku akuzohej për përvetësim të pronës socialist dhe abuzim me detyrën edhe pse kishte 3 vite në pension, do ta shpallte fajtor dhe do ta çonte në pushktatim. Prej ditës së arrestimit, familja nuk mësoi më kurrë asgjë rreth tij, madje as për mënyrën se si u ekzekutua dhe sot pasardhësit nuk ja dinë as varrin ku e ka.
SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Musine Kokalarit, intelektualja disidente e regjimit komunist
23 Janar, 11:00
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
(Vetë) Vrasja e elitave
9 Janar, 11:56
-
'Familja Hoxha brenda një viti konsumoi 2 tonë mish e 7 kuintalë sallam' - Raporti i Kontrollit të Shtetit, për abuzimet e udhëheqjes së PPSH-së
6 Janar, 21:38
-
Sigurimi i Shtetit, si i përgjonte dhe ruante shkencëtarët shqiptarë? Esencë-Report Tv
13 Dhjetor 2024, 22:37
-
'Enverit, po deshe çoji një divizion në Pogradec, mua këtu m’i zhduk rojet', çfarë ndodhte në zonën e ish-Bllokut në Durrës dhe kërcënimi i Mehmetit për Gardën
7 Dhjetor 2024, 08:52
-
‘Kur Profesor Jup Kastrati i kujtonte At Justin Rrotës, fjalët që Maksim Gorki i drejtonte Kalluzhnij-t, ai i thoshte…’/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
5 Dhjetor 2024, 07:41
-
Ilir Yzeiri: Lufta, të rënët, nazifashistët, partizanët, komunistët dhe shqiptarët
3 Dhjetor 2024, 09:43
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor 2024, 14:37
-
Eduard Zaloshnja: Rreth 800 mijë banorë të rritur me prejardhje nga familje ish-të persekutuara para një dekade, po sot?
20 Nëntor 2024, 13:32
-
'Dosja K'/ Zhivko Petroviç, 17-vjeçari i arratisur në Kosovë, si ra në kurthin e Sigurimit
15 Tetor 2024, 21:06
-
Dosja K/ Vdekja misterioze e babait në kampin e Savrës
1 Tetor 2024, 20:22
Kapitalizmi dhe kapirtadhistat janë ca qënie të ndyra e të poshtra që 'o nëne moj nëne'...
PërgjigjuNatyrisht qe periudha kapitaliste qe po kalojme na tregon qarte se tregetaret dhe biznesmenet "e suksesshem" jane bere duke vjedhur,vrare e grabitur.Po ne te kaluaren a nuk ka qene keshtu??
Përgjigju