Dosja/ Kur në Teatrin 'Kosova' u zhvillua gjyqi i parë politik i Enver Hoxhës (FOTO Ekskluzive)

Një nga argumentet e përdorura për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, që qeveria Berisha në 2007-ën e ka hequr nga lista e monumentit të trashëgimisë kulturore, është vlera tij historike si simboli i persekutimit komunist.

Në fakt atje u zhvilluan vetëm 2 gjyqe politike mes viteve 1945 dhe 1946, por megjithatë shumë të rëndësishme dhe dramatike dhe jo vetëm pse atje u zhvillua gjyqi i parë politik, por edhe për pasojat që shkaktoi. Atje mes të tjerave u dënua me vdekje edhe kunati i Enver Hoxhës, Bahri Omari

Ishte 1 mars 1945. Regjimi komunist kishte instaluar pushtetin e tij.  Në kryeqytet do të mbahej gjatë ditëve të marsit gjyqi i parë politik i quajtur gjyqi special, i cili do të zhvillohej brenda mureve të “Kinema Kosovës”, sot Teatri Kombëtar.

Ky do ishte gjyqi i vetëm politik  që zhvillohej brenda këtyre mureve. Fotot ekskluzive  dëshmojnë moment nga ky gjyq. Godina që sot njohim si teatri Kombëtar është  përuruar  më 9 gusht 1939 dhe njihej me emrin Savoja. Në sallën e saj me 1 000 vende do të shfaqeshin filmat më në zë të viteve 30 dhe do të vijonte këtë funksion si kino-teatër  edhe gjatë viteve të luftës.

Në Shtator 1943, Kinema “Savoja” do ta ndryshonte emrin e saj dhe deri pak muaj pas Luftës do të quhej kinema “Kosova”. Më këtë emër e gjeti këtë ndërtesë 1 marsi i 1945, kur e gjithë godina do të shndërrohej në gjyqin e parë politik të pas luftës  i njohur gjerësisht si “Gjyqi special”.

Shqipëria nuk kishte themeluar ende një Gjykatë, por  Këshilli  Nacional Çlirimtar do të firmoste ngritjen e të parit gjyq special, ku do të nxirreshin në bankën e të akuzuarve 60 kundërshtarë potencial  të komunizmit. Ai ishte pararendësi i një varg gjyqesh të tjera politike deri në spastrimin e plotë të gjithë inteligjencës  që kundërshtuan vendosjen me dorë të hekurt të regjimit komunist në Shqipëri.

( Kliko këtu ) Dosja e plotë - Deponimi i Bahri Omarit

 Në 31 seanca, nga 1 marsi deri në 13 prill 1945, do të gjykoheshin 60 nacionalistë të akuzuar si kriminelë të luftës Prej tyre 17 vetë  u dënuan me pushkatim duke perfshire Bahri Omari, 8 me burgim të përjetshëm dhe të tjerët me burgime të ndryshme. Trupi gjykues përbehej nga 9 veta, kryetar i saj u emërua gjeneral lejtnant Koçi Xoxe. (Teneqexhi, me 5 klasë shkollë), dhe anëtarë: kolonel Hysni Kapo, nënkolonel Beqir Balluku, kapiten i Parë Hajdar Aranitasi, partizan Gaqo Boboshtica, dr. Medar Shtylla; Faik Shehu, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar; Halim Budo, gjykatës, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë; Gaqo Floqi, gjykatës.

Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu, gjeneralmajor. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special edhe Bilbil Klosi, major Gjon Banushi dhe major Haki Toska. Kjo sallë teatri do të shërbente për të njëjtin funksion edhe një vit më vonë, kur do të zhvillohej gjyqi i dytë special në shkurt 1946, ku u dënua me vdekje edhe  At Anton Harapi.

Pas këtyre dy gjyqeve politike , kjo godinë do të vijonte fuksionin e saj si Teatër deri ën ditët e sotme. Gjyqi nuk vërtetoi asnjë krim por dënoi 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm, 10 me 30 vjet burg, 3 me 20 vjet burg, 5 me 15 vjet burg, 5 me 10 vjet burg, 5 me 5 vjet burg, 2 me 3 vjet dhe 3 me 2 vjet burgim. Vetëm dy persona u shpallën të pafajshëm.

Të dënuarit qenë:
Me vdekje
•             Aqif Përmeti (politikan, ish-ministër)

•             Bahri Omari (ballist, ish-ministër)

•             Beqir Valteri (deputet, antizogist)

•             Daut Çarçani (prefekt)

•             Dik Cami (zogist, ushtarak)

•             Fejzi Alizoti (nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë, disa herë ministër)

•             Gustav Mirdash (ish-ushtarak austriak, oficer i lartë i ushtrisë shqiptare)

•             Hilmi Leka (politikan, ish-ministër)

•             Ismail Golemi (ushtarak, ballist)

•             Javer Hurshiti (nëpunës, ish-ministër)

•             Kolë Tromara (ballist, ish-ministër)

•             Kostandin Kote (ushtarak, ish-ministër)

•             Reshit Merlika (deputet, fis i Mustafa Merlika Krujës)

•             Shyqyri Borshi (ushtarak)

•             Tahsim Bishqemi (ushtarak)

•             Terenc Toçi (patriot romantik arbëresh, jurist, politikan)

•             Zef Kadarja (nëpunës karriere, drejtor i Zyrës Sekrete, drejtor i përgjithshëm i Policisë)

Me burgim

•             Abdurrahman Telqiu

•             Abedin Xhiku (ushtarak)

•             Akile Tasi (nëpunës, ish-ministër)

•             Anton Kosmaçi (nëpunës, ish-ministër)

•             Bajram Pustina (ushtarak)

•             Bilal Nivica (ushtarak)

•             Dedë Jakova (qark-komandant i Tiranës)

•             Emin Toro (ish-ministër)

•             Et'hem Cara (ekonomist, ish-ministër)

•             Fiqri Llagami (gazetar, përkthyes i "Mein Kampf")

•             Gjergj Bubani (gazetar)

•             Ibrahim Biçakçiu (sipërmarrës, ish-kryeministër)

•             Ihsan Libohova (nëpunës)

•             Ismet Kryeziu (nëpunës, ish-ministër)

•             Jakov Milaj (veteriner, ish-ministër)

•             Koço Tasi (ish-ministër)

•             Kostaq Kotta (ish-kryetar i Kuvendit, ish-kryeministër)

•             Lazër Radi (jurist, gazetar)

•             Luigj Filaj (pianist, përkthyes)

•             Mahmut Golemi (kryetar i xhandarmërisë)

•             Manush Peshkëpia (ballist, ithtar i Mit'hat Frashërit)

•             Mihal Sherko (arsimtar, ish-ministër)

•             Mihal Zallari (ish-kryetar i Kuvendit)

•             Ndoc Naraçi (ish-ministër)

•             Nedin Kokona (avokat)

•             Qemal Vrioni (politikan, ish-ministër)

•             Rifat Begolli (ish-ministër)

•             Rifat Tartari

•             Rrok Gera (diplomat, ish-ministër)

•             Rrok Kolaj (ish-ministër)

•             Sami Koka (prefekt)

•             Sami Visoka

•             Shuk Gurakuqi (financier, ish-ministër)

•             Sokrat Dodbiba (nëpunës, ish-ministër)

•             Sylejman Vuçitërna (ushtarak)

•             Tefik Mborja (diplomat, ish-ministër)

•             Vangjel Goxhomani (anëtar i Këshillit të Shtetit)

•             Xhavit Leskoviku

•             Xhevat Kortsha (arsimtar, ish-ministër)

•             Zef Benusi (ish-ministër)

•             Zef Shiroka (ish-ministër)

•             Zenel Prodani (nëpunës karriere)

•             Zija Bejleri (ballist

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/05/2020 08:32

    Znj.A.PECI,a mund te sqaroni per lexuesit cfare posti kishte /patrioti/ arberesh TERENC TOCI ne Partine fashiste te Shqiperise?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën