Kjo pasi hetimi dhe gjykimi i tij, nga gjykata Italiane, rezulton të jetë realizuar në mungesë”-thuhet në kërkesën për ekstradim të Hatisë. Ndër të tjera prokuroria e Durrësit shton se dy vendimet penale të marra ndaj këtij shtetasi bëjnë fjalë për episode të një fakti penal të ndodhur vërtetë në Shqipëri dhe Itali në formën e trafikimit të lëndëve narkotike, në harkun kohor prej dy vitesh 2003 dhe 2004 por është gjykata që në kuadrin e shqyrtimit të kërkesës për ekstradim të verifikojë nëse akuza e ngritur dhe shqyrtuar nga të dy gjykatat është bazauar në të njëjtat, spisode apo në episode të ndryshme të ndodhura në vitet 2003 dhe 2004.
Dorëhiqet gjyqtari Curri
Petraq Curri, gjyqtari pranë gjykatës së Durrësit që në muajin korrik 2017 vendosi të lirojë nga qelia të kërkuarit e drejtësisë Italiane Alket Hatia, ka vendosur të dorëhiqet nga çështja e shqyrtimit në themel të kësaj dosje. Curri ka paraqitur kërkesën e tij të dorëheqjes pranë kryegjyqtares së Durrësit,ku siç mësohet ai refuzon të gjykojë dosjen e ekstradimit të Alket Hatias, të dënuar në Itali me 20 vite burgim për trafik heroine.
Seanca e para ishte parashikuar që të zhvillohej në 5 tetor 2017, por gjyqtari i çështjes është tërhequr. Si argument për tu tërhequr nga kjo çështje, Petraq Curri, ka përdorur një inspektim që Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur, ndaj vendimit të lirimit të Hatisë, vendim i cili është marrë nga vetë gjyqtari Petraq Curri.
Në kërkesën e tij të dorëheqjes Curri shton se nuk kërkon që kjo çështje të paragjykohet, dhe për pasojë, ka vendosur të dorëhiqet. Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çurri, pas vendimit të tij të diskutueshëm të 11 korrikut për lirimin nga “masa e arrestit” të Alket Hatisë. Inspektoriati i KLD-së u vu në lëvizje nga një ankesë e ish-ministrit të Drejtësisë,
Gazmend Bardhi pasi Gjykata e Durrësit e shpalli të paligjshëm arrestimin e Hatisë, ndonëse ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për shkak të dënimit me 20 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Milanos për veprën penale të “trafikut të narkotikëve”.
15 episodet e trafikut të drogës janë të njëjta, Hatija i etiketuar si “Zoti i drogës”
Alket Hatija, 44 vjeç-i etiketuar nga mediat italiane si “Zot i drogës” u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës pasi emri i tij u shfaq në sistemin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Urdhri i kërkimit ndërkombëtar bazohej në vendimin e datës 30 shtator 2016 të Gjykatës së Milanos, që e dënonte Hatinë me 20 vjet burg për trafik narkotikësh.
Hatija-i cili ka vuajtur një dënim në Shqipëri në vitet 2008-2014 për “trafik narkotikësh” pretendon se e ka shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar së fundmi edhe në Itali. Që nga 11 korriku 2017, ditë kur Hatia rifitoi lirinë, ai nuk ka mundur të arrestohet më nga policia, megjithëse gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për të. Çështja momentalisht është në pritje të gjykimit në themel, pasi autoritet italiane kanë sjellë kërkesën për ekstradimin e tij në Itali.
Argumenti
Si argument për tu tërhequr nga kjo çështje, Petraq Curri, ka përdorur një inspektim që Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur,ndaj vendimit të lirimit të Hatisë, vendim i cili është marrë nga vetë gjyqtari Petraq Curri.
Paragjykimi
Në kërkesën e tij të dorëheqjes Curri shton se nuk kërkon që kjo çështje të paragjykohet, dhe për pasojë, ka vendosur të dorëhiqet. Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çurri.
Lirimi nga qelia
Që nga 11 korriku 2017, ditë kur Hatia rifitoi lirinë, ai nuk ka mundur të arrestohet më nga policia, megjithëse gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për të.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com