Sot në Apelin e GJKKO do të mbahet seanca për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë.
Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së palëve në proces dhe gjyqtares së çështjes.
Gjykata urdhëroi SPAK-un t’i japë Metës fashikujt e dosjes. Ish-presidenti kërkoi edhe që të mos qëndronte në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar shkelje të të drejtave kushtetuese.
Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.
Lajm në përditësim...
Komente











