Gati 5 muaj pas nisjes së seancave praprake dosja ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të marrë përgjigjen për kalim ose jo për gjykim më 5 mars. Këtë të enjte u mbyll shqyrtimi gjyqësor pasi parashtruan mbrojtjen e tyre edhe Monika Kryemadhi e 3 të pandehurit e tjerë, pasi Ilir Meta kishte përfunduar javën e kaluar.
Vendimi do të merret nga gjyqtarja e seancës paraprake Irena Gjoka. Në 6 orët e seancës të kësaj të enjteje Monika Kryemadhi kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë rikthimin e çështjes për hetim
Edhe Ilir Meta një seancë më parë, kërkoi pushimin e çështjes për pjesën e CEZ-DIA, dhe kthimin për plotësim aktesh për dy çështjet e tjera. Si avokati i ish Presidentit ashtu edhe ish bashkëshortja e tij thanë së në gjyq duhet të thirret edhe Edi Rama.
Madje Kryemadhi shtoi se në seancën e ardhshme do shfaqen edhe bisedat mes saj dhe Ramës.
Lidhur me gjykimin Fatime Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku përmes avokatëve kërkuan pushimin e çështjes në ngarkim të tyre. Kjo e fundit kërkoi gjykim të shkurtuar.
Seancën e radhës në 5 mars gjyqtarja Irena Gjoka do të dëgjojë prapësimet e SPAK dhe do të tërhiqet për vendim.
SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit të vitit të kaluar, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash. I vetmi që ndodhet në burg nga të 5 të pandehurit është Ilir Meta, i arrestuar tetorin e vitit 2024.
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka lënë ambientet e GJKKO ku u paraqit për seancën paraprake. Kryemadhi foli për mediat, nga ku mohoi sërish akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria e Posaçme.
Ajo u shpreh se në 240 faqe akuzë pjesa më e madhe janë fokusuar te ajo, dhe vetëm 35 faqe janë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta.
“Në 240 faqe akuzë që janë paraqitur 35 janë për CEZ-DIA-n për Ilir Metën dhe gjithë pjesa tjetër është e detajuar dhe është fokusuar te unë”, tha Kryemadhi.
Gjatë hyrjes në Prokurorinë e Posaçme ish-kryetarja e LSI-së tha se po ikën “drejt një beteje ligjore shumë domethënëse”, duke mos i kursyer batutat me gazetarët.
Kryemadhi shtoi se “është shumë e lumtur” se ekspertiza e prokurorisë do të shohë mesazhet e saj me Edi Ramën në vitin 2014”.
“Do i shohim të gjitha, ose si kemi zgjedhur Erion Veilajn kryetar bashkie, ja kemi futur Ilir Metës se donte Blendi Klosin, unë desha Erion Veliajn”, tha ajo.
Këtë të enjte, pas disa seancash radhazi, përfundoi seanca paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe katër të pandehurve të tjerë në këtë proces.
Pas Ilir Metës, në seancën e kësaj të enjte ishte radha e Monika Kryemadhit, e cila kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë kthimin e akteve për hetim. Të njëjtën kërkesë ka bërë në një seancë më parë edhe Ilir Meta.
Ndërsa Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho, përmes avokatëve, kërkuan pushimin e çështjes në ngarkim të tyre.
Seancën e radhës, e cila do të mbahet më 5 mars, gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë vendimin në lidhje me kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes për gjykim.
Komente













S'DUA TA DEGJOJ ME FJALEN LSI....
Përgjigju