Gjithsej 31 vite e 4 muaj burg ka dhënë këtë të premte Gjykata e Posaçme për 5 të pandehur të dosjes Revanshi, të akuzuar për disa episode të rënda kriminale, nga Eduard Ndreca.">tentativa e vrasjes te trafik droge e armësh.

Mes të dënuarve janë Elvis dhe Armando Ndreca, të dy të afërm të ngushtë të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca. Të dy u shpallën fajtorë si përfshirë në aktivitet të strukturuar kriminal, për përgatitje atentatesh dhe trafikim të rreth 243 kilogramëve kanabis në zonën e Lezhës. Për drogën Armando Ndreca u dënua 11 vite burg dhe do të vuajë 7 vite e 4 muaj, ndërsa dënimi me 8 vite burg për Elvis Ndrecën  bëhet 5 vite e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky i fundit akuzohet si i përfshirë në një atentat të dështuar në verën e vitit 2020 ndaj Durim Bamit.

Për Adrian Piklin, ish-efektiv i forcave speciale RENEA dhe Devis Bajramaj, GJKKO vendosi dënimin përfundimtare me 6 vite e 8 muaj burg, pas uljes nga gjykimi i shkurtuar. Të dy kanë qenë të përfshirë në vitet 2020-2021 të Deivis Bajramaj dhe Adrian Piklit në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke ia shitur edhe personave me precedent penal. 5 vite e 4 muaj do të vuajë edhe Edison  Muçeku për sigurim të kushteve në atentatin e mbetur në tentative ndaj Hamza Terziut në korrik 2020.

Një i gjashtë pjesë e rëndësishme e grupit është Albert Zaja, i cili do të gjykohet më vete. Ky i fundit si bashkëpunëtor i pestë të tjerëve ka marrë pjesë thuajse në të gjitha episodet kriminale të zbardhura, si tentativa tentativa e dështuar për të vrarë Durim Bamin në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë nëntorin e vitit 2020.

---------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.