Për të garantuar zhvillimin në normalitet të koncertit të Kanye Ëest, policia ka caktuar disa kufizime në qarkullimin e automjeteve rreth zonës ku është ngritur “Eagle Stadium”, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës

Më 11 korrik, nga ora 7 e mëngjesit, deri në mesnatë, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në rrugën dytësore për në hyrje të Tiranës nga kompleksi “Eiffel” deri te “Casa Italia”. Në këtë aks mund të lëvizet për dalje.

Shef i Seksionit Interurban në Policinë Rrugore, Lulzim Marini tha në Report Tv se autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur

“Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të jetë e bllokuar nga të dyja krahët. Është menduar të bllokohet vetëm pjesa e daljes nga autostrada Durrës-Tiranë që vjen te pjesa e Agnës, është pjesë e daljes së rrugës dytësore. Rrethrrotullimi te Casa Italia do të jetë edhe funksional, aty do kalojnë taksitë dhe autobusët.

Çdo qytetar që do iki nga Tirana në Durrës kalon normalisht. Nuk do ketë bllokime, ndaj kemi marrë gjithë këto masa shtesë, kemi angazhuar gjithë forcat tona dhe mendojmë që do shkojë gjithçka mirë”, tha Marini,

Mesditën e 11 korrikut, për 12 orë deri në mesnatë, do të ketë ndalim të qarkullimit përreth stadiumit, pranë Casa Italia, rruga “Pavarësia”  dhe rruga “Sokrat Miho”.

Në të njëjtën fashë orare, rrugët “Sokrat Miho”, “Kasem Shima” dhe “7 Nëntori”, do të funksionojnë vetëm me sens daljeje.

Shef i Seksionit Interurban tha se transporti do të bëhet me autobus. Por duke qenë se në zonë nuk ka parkim makinash, njerëzit mund të sillen me makina, që automjetet më pas të largohen, ose të vijnë me taksi.

Koncerti nis në orën 20.00. Policia do të jetë aty për të menaxhuar nga momenti kur personat që kanë blerë bileta do të hyjnë për në stadium, në orën 18:00, ashtu edhe daljen nga eventi të fansave, deri në mesnatë.

“Mendohet që janë mbi 60.000 veta, por ne nuk kemi vendosur kufij prandaj kemi marrë këtë perimetër sigurie, që perimetrin e afërt ta kemi të sigurtë. Problemi më i madh realisht për sigurinë rrugore është dalja sesa hyrja e personave në stadium, sepse hyrja mund të jetë në periudha kohe të ndryshme intervale, kurse dalja është e menjëhershme. Megjithatë në orarin kur do të dalin nuk do të jetë ai fluks mjetesh i lëvizjes së përditshme, do të jenë vetëm ata që do jenë te pjesë e koncertit dhe është shumë herë më e lehtë për ta garantuar një lëvizje të lirë të mjeteve. Do të ketë dhe kordon me punonjës të qarkullimit rrugor të bashkisë që gjithë turma mbasi të përfundojë aktiviteti, dalja të jetë e sigurtë”, tha Marini.

Për shkak të eventit, parashikohet që të ketë ngecje dhe bllokime trafiku edhe përtej Kthesës së Kamzës për në hyrje të Tiranës, nga Ura e Institutit deri te mbikalimi të Casa Italia.

Për të shmangur radhët, policia kërkon mirëkuptim për përdorim të akseve alternative.

Në “Eagle Stadium” mund të shkohet përmes një linje të dedikuar të autobusëve ose duke përdorur transportin publik në disa linja, ajo e City Park, Tiranës së Re, Kasharit apo e Institutit.

Të gjitha rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet.
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

 

Linjat publike të transportit që mund të përdorin qytetarët, përveç linjës së dedikuar
L.4 - City Park – Qendër
L.13 – Tirana e Re
L.3 Kashar
L.58 - Institut – Qendër

 

G.M./K.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BOJKOT!: 10/07/2026 18:00

    DUHET Pa Tjetër Që As një Njeri TË MOS SHKOJË në këto shfaqie të ndyra, të poshtra e banale, që i organizon qoftëlargu dhe ata që i shërbejnë atij... Thirrje: BOJKOT DHE MOSPJESËMARRJE MBARË POPULLORE NË SPETAKLET E NDYRËSIRAVE DJALLËZORE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08

    Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?