Gjykata e Posaçme ka mbyllur sot shqyrtimin gjyqësor të Dosjes 'Sterilizimi" dhe pritet të shpallë vendimin e saj në datën 4 mars, ora 15:00.
Në seancën e sotme, 1 prej 8 të pandehurve, Sajmir Kadiu, ish-drejtor ekonomik i ministrisë së Shëndetësisë, deklaroi gjatë seancës: "Kam 3 vjet në masë arresti në shtëpi, ka kaluar më shumë se 2 muaj nga dënimi që ka kërkuar prokurori, kjo nuk është fare proporcionale. Jam ankuar në apel në Gjykatën e Lartë, asgjë."
Më 25 qershor SPAK shpalli pretencën për 8 të pandehur të dosjes Sterilizimi, një koncesion me vlerë 100 milionë euro, për të cilin po gjykohet në një proces më vete, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
SPAK kërkon 36 vite e 6 muaj burg për 8 të pandehurit. Për dy kryesorët, ish.zv ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, dhe biznesmenin që fitoi tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore në shtet, Ilir Rrapaj, SPAK kërkoi dënimin me 10 vite burg për secilin. Nga Gjykimi i shkurtuar, të dyve u ulet 1/3-a dhe në rast se shpallen fajtorë nga gjykata e Posaçme, do të dënohen me 6 vite e 8 muaj burg.
Për, Marsela Serjani drejtoreshë juridike dhe Saimir Kadiu, drejtor ekonomik në ministri, Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 6 muaj burg, që zbriten në 2 vite e 4 muaj për secilin.
Ndërkohë për 4 të pandehur të tjerë, dënimi me burg i kërkuar nga SPAK, pezullohet në shërbim prove. Mes tyre është edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, për të cilin SPAK kërkoi 2 vite burg, që nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj, e që konvertohet në 3 vite shërbim prove në rast se do të dënohet nga gjykata e posaçme.
lajm në përditësim...
Komente











