Vrasja e shqiptarit Ilir Sulku në Roterdam të Holandës në Prill të 2015 do të gjykohet nga drejtësia shqiptare.

Burime për Report Tv nga Gjykata e Krimeve të Rënda bënë me dije se autoritetet Holandeze kanë transferuar dosjen hetimore në Shqipëri.
 
Sipas të njëjtave burime nga Krimet e rënda Holandezet kanë kërkuar që drejtësia shqiptare të japë një vendim për këtë vrasje, pasi sipas hetimeve të tyre ajo lidhet dhe me vrasjen e trefishtë të ndodhur në Maj 2015 në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë.
 
Aktualisht për vrasjen e trefishtë, pranë Krimeve të Rënda është duke u zhvilluar gjykimi ndaj tre të pandehurve Klejvi Doçi, Markelljan Doçi, Salvatore Letizia .
 
Në dosjen e holandezëve dhe pse nuk ka një emër konkret se cili është autori i ekzekutimit të Sulkut në Roterdam, hetimet kanë mundur të identifikojnë se kjo vrasje është e lidhur me prova me vrasjen e ndodhur tek ish Stacioni i Trenit në Tiranë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com