Dosja ‘Toyota Yaris’, shtyhet seanca paraprake për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

Dosja ‘Toyota Yaris’, shtyhet seanca paraprake për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

Aurel Zarka

Është shtyrë sot (5 shkurt) seanca e parë paraprake për dosjen “Toyota Yuaris”, ku bën pjesë edhe ish-kryeprokurori Aurel Zarka

Shkak u bë moslegjitimimi akoma i palëve, e konkretisht GJKKO la detyrë që avokatët e personave në kërkim të paraqesin prokurat e firmosura nga vetë të akuzuarit. Edhe vetë Zarka që është i vetmi i arrestuar, nuk ishte i pranishëm në seancë por përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës.

Seanca e radhës u caktua më datë 20 shkurt në orën 09:00, ku pas dëgjimit të palëve, togat e zeza do të vendosin për kalimin në gjykim ose jo të dosjes.

Çështja në fazën paraprake tashmë po shqyrtohet nga gjyqtari Erion Çela pas dorëheqjes së Irena Gjokës, për konflikt interesi pasi kishte qenë trupër gjykuese në çështjen e sekuestros së dy makinave të Suel Çelës në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, për të cilat vendosi lirimin e tyre.  

Në kërkim për këtë dosje është ish-agjentja e BKH-së Erjon Daupaj, Astrit Vladi dhe avokati Radovan Çela. Prokurorët Klodian Braho dhe Altin Dumani e kanë ndarë dosjen në fraksione të tjera ku vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.
 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Lewis Hamilton ‘pole’ në Kinë, lë pas Verstappen dhe vendos rekord të ri

Formula 1/ Lewis Hamilton ‘pole’ në Kinë, lë pas Verstappen dhe vendos rekord të ri