‘Xibraka’/ Bardhi më 15 maj në SPAK: U njoftova për rifillimin e hetimeve për Olsi Ramën! Kryeministri: Llafet i merr era, SPAK të ndajë viktimën nga fajtori

‘Xibraka’/ Bardhi më 15 maj në SPAK: U njoftova për rifillimin e hetimeve për Olsi Ramën! Kryeministri: Llafet i merr era, SPAK të ndajë viktimën nga fajtori

Edi Rama, Olsi Rama dhe Gazment Bardhi

TIRANE- Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi është thirrur të mërkurën e 15 majit në SPAK si person që ka dijeni lidhur me hetimet për procedimin penal nr.88 të vitit 2024 lidhur me dosjen Xibraka. Bardhi thotë se ky dokument është dëshmi se ai ka dorëzuar kallëzimin në SPAK dhe se hetimet për olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, kanë rifilluar.

“Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 - viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej, sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar. SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 - viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të metejshme në SPAK” shkruan Bardhi në një postim në facebook ku dhe publikon dhe foton e fletëthirrjes nga SPAK.

Thirrja në SPAK e Gazment Bardhit  për kryeministrin Edi Rama do të jetë momenti i së vërtetës për akuzat e rreme, sipas tij, të adresuara nga Bardhi në drejtim të vëllait Olsi Ramës. Nënshkrimi që Bardhi do t’i bëjë në SPAK dëshmisë së tij, për Ramën do ta përballë atë me përgjegjësi ligjore për gënjeshtrat kundrejt të vëllait. Rama thotë ky është momenti që SPAK duhet të ndajë të vërtetën.

"Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull! Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale. Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet liria, o e gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit! Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme", shkruan Rama. 

Ndërkohë, një tjetër reagim erdhi nga Bardhi, i cili shkruan se Rama sa herë është në hall i jep urdhra SPAK. 

"Kur piktori bën si jurist! Vëllai i madh i Olsit paska marrë avokat shumë të dobët! Megjithatë lajm i mirë shumë që ka marrë avokat!  Për këto çështjet e trafikantëve të drogës do t'i këshilloja Edi Ramës të nxirrte Ëngjëll Agaçin të flasë se ka eksperiencë në avokatinë e tyre.

E ka bërë lëmsh dhe s’di çfarë shkruan, por në një pikë duket dora e tij: aty ku i jep urdhra SPAK-ut. Gabim i rëndë që, zakonisht, e bën sa herë ka një hall. Halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës. Derisa ta thërresë SPAK-u për shpjegime, mund t’u kursejë shqiptarëve kohë dhe t’u thotë me fjalë piktori:  ÇFARË E LIDH OLSIN ME MAKINËN AA 653 DM?", shkroi Bardhi.

Urdhri i SPAK  "Për thirrjen e shtetasit", mban datën 7 maj 2024 në lidhje me hetimet paraprake që po zhvillohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë për proçedimin penal nr.88, të vitit 2024.

Çfarë thuhet në njoftimin e SPAK për thirrjen e Bardhit? 

"Në bazë të nenit 312 të K.Pr.Penale, për nevoja të procedimit penal Nr. 88, të vitit 2024, urdhëroj paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, të Gazment Bardhit me adresë të punës "Deputet pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë", pasi është person që ka dijeni për rrethana të dobishme për hetimin. Shtetasi Gazment Bardhi të paraqitet para Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK  në dt.15.05.2024, ditën e mërkurë, ora 10:00. (me vete të ketë dokument identifikimi), me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethana të hetimit, në lidhje me procedimin penal nr.88, të vitit 2024, të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas rifillimit të hetimeve të pezulluara në lidhje me procedimin penal nr.335/1, të vitit 2016 të regjistruar në ish-Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda, Tiranë" thuhet në njoftim. 

Postimi i Bardhit

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 09/05/2024 06:43

    Bardhi i morri dokumentat nga dosjet e ish PKR. Dosjet e PKR i ka SPAK. Bardhi njofton SPAK se dosjet qe ka ne arkiv implikojne Olsin. Bashkedshnorin e pronares se mjetit kartelin Xhixha. Ndoshta ndaj mori 400 mike USD McGonigal... Tani SPAK therret Bardhin demek ka dijeni per dosjet qe SPAK ka ne zyre??!! Gallate e madhe. E ti kepuse Bardhit nje akuze per nxjerrje sekreti hetimor. Konkluzioni: nese ne 53shin eksprimenti amerikan i Shqiperise solli 6 mike te vrare e pushkatua, sot ka instaluar nje regjim hibrid qe perze 2 milione shqiptare. Te shohim serine e radhes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut