Dosja "Xibraka", nëntë të
dënuarit kërkojnë rigjykim

Dosja dënuarit kërkojnë rigjykim
">
Nëntë të dënuarit për dosjen "Xibraka" kanë kërkuar rigjykim të dënimit të tyre. Apeli për Krimet e Rënda  ka shqyrtuar sot ankimimet e 9  të pandehurve të dosjes "Xibraka", ku është kërkuar pafajësi ose dënim për veprat "Moskallëzim krimi" dhe "Mbajtje narkotikësh".

Vendimi për kërkesën e 9 të dënuarve të "Xibraka" do të jepet më 15 nëntor. I dënuar për dosjen "Xibraka" është edhe nipi i ish- diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

Avokatët kanë kërkuar ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar. Prokurori është dakord me aplikimin e gjykimiy të shkurtuar, por kërkon lënien në fuqu të fajësisë.

Dënimet e dhëna për 9- të pjestarët e dosjes "Xibraka"
Ermal Hoxha - 10 vjet burg
Arjan Dalipi - 10 vjet burg
Cezar Avila - 12 vjet burg
 Ilir Hysenaj - 12 vjet burg 
Saimir Batku - 13 vjet burg
Klement Dalipi - 11 vjet burg
Genci Xhixha - 13 vjet burg
Gentjan Gjonaj - 11 vjet burg
Walter Moreno - 12 vjet burg

Laboratori i drogës në Xibrakë të Elbasanit
Grupi i drogës "Xibraka" u zbërthye në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë të asistuar nga agjentë të policisë gjermane, ndërsa u sekuestua sasia rekord e kokainës prej 100 kg. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. 

Tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë. Ndërkohë që u shpall në kërkim Genci Xhixha i cili njihet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. 

Si u zbulua laboratori i kokainës në Xibrakë
Në datën 17.12.2014, ka mbërritur në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Në datën 18.12.2014, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal nr.335 për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
 
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.

Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore.


Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri