Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati

Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati

1732658271_suelcela.JPG

Suel Çela dhe Ardian Çapja

Nga dosja e SPAK është arritur që të zbardhet edhe atentati ndaj Ardian Çapjas, ngjarje e ndodhur në Elbasan më 8 qershor të vitit 2020. Urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Suel Çela.

Ka qenë snajperisti nga Shkodra, Prekë Kodra i cili është urdhëruar të qëllojë mbi të. Kodra është në mesin e 21 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar urdhër arrest pas megaoperacionit të zhvilluar dy ditë më parë.

Ka qenë bisedat e zbardhura në aplikacionin e botës së krimit Sky Ecc që kanë zbuluar tentativën e dështuar për të vrarë Çapjan.

Marjus Lulaj alias Suel Çela komunikon me një përdorues të paidentifikuar në Sky Ecc: “Kot pyta..po le Resheni…,e intereson gjë ta dish…është malazes…ai që ka gjujt…po…ai rrok deri në 1 mij metër…atë e ka pas karramele….po njifen….hahahaha…kismet….ka arrdh 5 her ky…smë ka hec….po një her do më heci…”.

Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj alias Suel Çela kishte informacione në lidhje me autorin e vrasjes së shtetasit Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur në Rrëshen në datën 07.01.2020. Vrasja e tij është kryer nga distanca me snajper.

Marjus Lulaj shprehet se autori i kësaj ngjarje është  një malazez i cili sipas tij është i aftë të realizojë qitje të saktë në distancë deri 1 mijë metra. Personi që dyshohet se kreu vrasjen e Reçit është Prekë Kodra, i cili është edhe snajperisti që qëlloi Çapjan.

Nga biseda dyshohet se Çela ka kontraktuar me të për realizimin e vrasjes dhe se e ka provuar 5 herë, por nuk i ka ecur.

Snajperisti nuk arriti ta vriste Ardian Çapjan, i cili mori një plumb poshtë supit në Krastë. Ai u dërgua në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një operacioni. Ai arriti të shpëtonte në atentatin e tretë ndaj tij.

Personat e përfshirë në atentatin ndaj tij janë Suel Çela, i cili ishte porositësi, organizatori dhe financuesi; vëllai i tij Mario Çela, i cili monitoroi situatën pas ngjarjes; Xhino Roka, i cili koordinoi veprimet në terren;  Prekë Kodra personi që qëlloi me snajper, si dhe 6 persona të tjerë.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në nëntor të vitit të kaluar la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan së bashku me Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, nën akuzën e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në 15 gusht të vitit 2012.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë