Dosjet e Policisë Sekrete për historinë e regjimit komunist në shkolla?! Autoriteti çel debatin, Sula: Jo si mjet propagande, por revolucionarizim i mësimdhënies

Autoriteti i Dosjeve, çeli këtë të martë debatin për përdorimin e dosjeve të policive sekrete për mësimin e historisë së regjimeve totalitare.

“Miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit ishte padyshim një hap i mbarë. Por, që të hapësh dosjet do të thotë jo vetëm që ato të jenë jo sekrete, por edhe të krijohen konditat e duhura për shqyrtimin e tyre. Po ashtu, duhet të krijohen kushte të partneritetit përmes Arkivës, pasi e vërteta del gjithmonë në një përballje idesh”, shprehet kryetarja e AIDSSH.

Së bashku me disa nisma të tjera dokumentareske, ekspozita, literaturë etj., botimi “Spaç, historia e një revolte” është ndër sprovat e para për edukimin për demokraci në shkolla, një platformë kjo që realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

“Këtë vit mori vrull themelimi i një platforme bilaterale me Ministrinë e Arsimit, e cila do të jetë në formë rrjeti, ku çdo institucion që do të ketë diçka pë të thënë do të ofrojë burimet e veta, që do të jenë arkiv, bibliografi etj.”, shton më tej Sula.

Në ditën e parë të seminarit ndërkombëtar që bëri bashkë disa pjesëtarë nga grupet e interesit ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Arsimit si dhe të Këshillit të Evropës.

“Platforma nuk do të jetë një mjet propagande: të bëjmë atë që është bërë gabim. Bëhet fjalë për një formë të re, një revolucionarizim të mësimëdhënies dhe mësimnxënies së historisë që të nxisë kompetencat e  mendimit kritik tek mësuesit, nxënësit por edhe prindërit duke iu ofruar atyre qasje në burime parësore, bibliografi, artikuj etj.”, thotë më tej.

Parë mënyrën se si janë kompiluar këto dosje, së paku, në kontekstin shqiptar, ku nuk përjashtohen ndër të tjera rastet ku ka pasur në dëshmi edhe dhunë fizike e verbale, si pasojë edhe shtrembërim të së vërtetës, shpjegohet se si do të integrohen këto të dhëna në mësimdhënie.

“Nuk bëhet fjalë që dokumentet nga arkivi të shkojnë në tekste. Cikli është që të përdoren në mënyrë të papenguar “, thotë më tej.

Fatmiroshe Xhemalaj me përvojë në shkrimin e teksteve të historisë dhe mësimdhënies së periudhës së komunizmit mbështet idenë e përfaqësuesve të KE-së, kur thotë se historibërja duhet të ketë fytyrë humane.

Drejtorja e Autoritetit, Gentiana Sulaj shpjegon koordinimin me institucionet shkencore e studiues të historisë në shqyrtimin e integrimin e të dhënave të këtyre dosjeve.

Seminari do të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi