Doza e tretë e vaksinës anti-COVID, zv.ministrja Tomini: Deri më tani e kanë marrë mbi 85 mijë qytetarë

TIRANË- Nga nisja e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës anti-COVID, deri më tani e kanë marrë atë 85.545 qytetarë. Kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini gjatë një raportimi në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Tomini theksoi se më të prekurit nga koronavirusi rezultojnë qytetarët e grupmoshave 55-64 vjeç, të cilët përbëjnë 19% të rasteve, teksa ndiqen nga grupmosha 25-34 që përbëjnë 17% të rasteve me COVID.

“Kemi trend të qëndrueshëm të hasjes së rasteve pozitive të paktën në 4 javët  e fundit, kemi pasur rënie të incidencës gjatë javës së fundit. Incidenca ka qenë më e ulët se në vitin 2020. Në 2 javët e fundit incidenca ka qenë në nivelin 200 rasteve për 100 mijë banorë.

Një vend të rëndësishëm të rasteve të konfirmuara e ka zënë grupmosha 55-64 vjeç me 19% të rasteve e ndjekur nga grupmosha e re 25-34 në nivelin e 17% të rasteve me COVID. Nga 1 nëntori ka vijuar rekomandimi dhe zbatimi i hyrjes në fuqi të aplikimit të dozave të treta për popullatën mbi 18+. Për të gjithë popullatën aktualisht janë aplikuar 85.545 doza të treta”, tha Tomini.

Nga 22 nëntori Komiteti Teknik i Ekspertëve i dha dritën jeshile aplikimit të dozës së tretë anti-COVID për mbi 60-vjeçarët. Ndërkohë nga 2 dhjetori rekomandohet edhe për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç. Doza e tretë aplikohet tek qytetarët vetëm 6 muaj pasi ata të kenë kaluar koronavirusin.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni