‘Doza të tjera vijnë nga gjysma e shkurtit’, Brataj: Të hënën mbërrijnë 7 mijë vaksina në Shqipëri

‘Doza të tjera vijnë nga gjysma e shkurtit’, Brataj: Të hënën mbërrijnë 7 mijë vaksina në Shqipëri

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj

Kryeministri Edi Rama tha pak ditë më parë që nga gjysma e shkurtit do të vijnë disa doza të tjera të vaksinës Pfizer, por pa dhënë sasinë. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se të hënë më 15 shkurt do të vijnë 7 mijë doza të Pfizer.

“Vaksina është hapi i fundit për t’u mbrojtur nga pandemia. Por për fatin e mirë dolën disa dhe jo vetëm një. Sepse pati një përqendrim të botës së pasur për të zgjidhur një problem botëror. Ritmi i prodhimi i vaksinës u mbështet mbi eksperiencën e MERS-it dhe Ebolës. Mirëpo me daljen e mutacioneve të reja u ngjallën dyshime, por për fatin e mirë ajo ka efekt. Ne nuk e prisnim që në janar të vinin dozat e para. Por ja ku jemi kur të hënën do të vijnë 7 mijë vaksina“, tha Brataj në një emision në RTSH.

Në kohën kur vendi po përballet me rritje të shifrave të infektimeve ditore me COVID dhe për këtë janë marrë edhe masa të reja nga komiteti i eksperteve për frenimin e saj, vaksina mbetet shpresa e vetme për t’u  mbrojtur nga pandemia. Shqipëria ka nisur që në janar me vaksinimin e bluzave të bardha dhe gjatë shkurti do të vijohet me moshën e tretë në azilet e të moshuarve, ndërsa ka siguruar nga Pfizer 500 mijë doza që do të sillen përgjatë këtij viti. Gjatë kësaj kohe të gjithë qytetarët madje edhe personat që janë vaksinuar duhet të ruhen dhe zbatojnë masat mbrojtëse ndaj COVID pasi jenë të rrezikuar deri sa pandemia të zhduket. Kjo për shkak të mutacioneve të COVID që mund të sjellin riinfektime, por edhe ata që kanë bërë vaksinën pasi ajo ofron mbrojtje 95 % dhe mbetet një 5 % që gjithmonë mund të përbëhet rrezik infektimi për veten dhe të tjerët.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës