Epidemiologu Simaku për 'Repolitix': Mutacionet apo mbetjet e virusit në trup mund të sjellin riinfektim! Masat duhen respektuar nga të gjithë, as vaksina nuk mbron 100 %   

Epidemiologu në ISHP, Artan Simaku deklaroi se rastet e riinfektimeve me COVID-19 janë të rralla, por që ndodhin dhe për këtë arsye çdo person, si ai që ka kaluar COVID apo jo dhe si ai që ka bërë vaksinë duhet të ruhen pasi deri sa pandemia të zhduket të gjithë janë të rrezikuar. Në një lidhje skype për emisionin "Repolitix", në Report Tv, Simaku tha se antitrupat zgjasin deri në 6 muaj dhe se pas kësaj periudhe personat mund të riinfektohen. Epidemiologu tha se ka edhe skenarë kur virusi nuk largohet plotësisht dhe mund të riaktivizohet edhe pas 3 muajsh që qëndron i fshehur në trup duke sjellë një riinfektim të personave. Gjithashtu shtoi epidemiologu edhe mutacionet e virusit mund të shkakojnë riinfektim të personave me COVID-19.

"Rastet e riinfektimit janë të rralla jo vetëm tek ne por edhe në botë. Ka një skenar të riaktivizimit të virusit, një prej tyre është kur një person mund të ketë mbetje të virusit nëse testohet sërish personi rezulton pozitiv, ka ende gjëra të paqarta mbetjet e virusit mund të mbetet deri në 3 muaj. Ka raste kur personi mund të dal pozitiv por nuk është i sëmurë dhe është ende e paqartë nëse është infektues për të tjerët. Ka një tjetër skenar nëse personi ka rezultuar pozitiv pa shenja klinike dhe pas disa kohësh ritestohet dhe del pozitiv dhe ka shenja, atëherë këto quhen se në rastin e parë false pozitiv, sepse me të dhënat që kemi imuniteti i antitrupave zgjatet deri në 6 muaj dhe mund të riinfektohesh përsëri. Gjithashtu mund të riinfektohet nga një variacion i ri", tha Simaku.

Për këtë arsye Simaku tha se duhen ruajtur të gjithë njësoj dhe të zbatojnë masat antiCOVID pasi askush nuk është i mbrojtur plotësisht. Madje edhe ata që kanë bërë vaksinën tha Simaku duhen ruajtur, pasi vaksina antiCOVID nuk ofron mbrojtje 100 % por deri në 95 % dhe ai 5 % i mbetur bëhet shkak për burim infeksioni.

"Të gjitha këto janë arsye që personat që e kanë kaluar duhet të vazhdojnë të respektojnë masat. Personat e vaksinuar duhet gjithashtu duhet të ruhen pasi edhe ajo nuk ofron 100 % mbrojte dhe ai % e vogël do të jetë gjithmonë i sulmuar dhe mund të bëhet infektues për të tjerët. Të gjithë personat si ata që kanë kaluar dhe si ata që se kanë kaluar duhet të mbajnë maskat deri ne deklarimin e përfundimit të epidemisë nga OBSH", tha Simaku

Në vendin tonë gjatë dy javëve të fundit ka pasur një rritje alarmante të shifrave të të infektuarve ku në 24 orët e fundit u shënuan 1143 raste pozitive dhe 15 viktima. Ndërsa në rastet e riinfektimit deri tani në vendin tonë janë konfirmuar vetëm 2 raste në Shkodër, por që mendohet se numri mund të jetë më i lartë pasi dyshohet se në vend qarkullojnë variantet e reja të COVID-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceco me bicak: 11/02/2021 00:10

    Me keto shifra kaq te larta te rivendoset karantina. Ushtria she policia te patrullojne ne te gjitha qytetet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë