Dr. Fauci një javë në spital, preket nga virusi i Nilit Perëndimor

Dr. Fauci një javë në spital, preket nga virusi i Nilit Perëndimor

Dr. Anthony Fauci, ish-eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, qëndroi i shtruar për një javë në spital, pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Aktualisht ai ndodhet në shtëpi, ku po merr veten, konfirmoi një zëdhënës të shtunën, që foli në kushte anonimiteti.

Zoti Fauci pritet të shërohet plotësisht shtoi ai.

Virusi i Nilit Perëndimor zakonisht përhapet përmes pickimit nga një mushkonjë e infektuar. Ndërsa shumica e njerëzve nuk përjetojnë simptoma, rreth 1 në 5 vetë mund të preken nga ethet, dhimbje të kokës, trupit, të vjella, diarre ose skuqje, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Mes 1 në 150 persona të infektuar sëmundja shfaqet me simptoma serioze, ndonjëherë fatale.

Korrespondenti kryesor për mjekësinë i rrjetit televiziv 'CBS News', Dr. Jonathan LaPook, shkruante në një postim në mediat sociale se ai kishte folur të shtunën me zotin Fauci, i cili i kishte thënë se kishte të ngjarë të ishte infektuar në oborrin e shtëpisë së tij, nga pickimi i ndonjë mushkonje.

“Dr. Fauci u shtrua në spital rreth dhjetë ditë më parë me ethe, të dridhura dhe lodhje të rëndë", thuhej në postimin e gazetarit në X. Aty thuhej se zoti Fauci kishte qëndruar një javë në spital.

Për të parandaluar virusin e Nilin Perëndimor nuk ka vaksinë apo dhe ilaçe për ta trajtuar atë. Për këtë vit që nga 20 gushti, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka regjistruar 216 raste në 33 shtete. Mënyra më e më mirë për ta parandaluar visurin është të shmanget pickimi nga mushkonjat.

Si këshilltari kryesor për shëndetësinë i Shtëpisë së Bardhë, zoti Fauci ishte fytyra publike e qeverisë gjatë pandemisë së COVID-19, një rol që e bëri atë një zë të besueshëm për miliona njerëz, po gjithashtu dhe objektiv të sulmeve politike.

Ai u largua nga qeveria në vitin 2022, por në qershor u thirr përpara Kongresit për të dëshmuar si pjesë e hetimit shumëvjeçar të republikanëve mbi origjinën e COVID-19 dhe reagimin amerikan ndaj sëmundjes. /zeri i amerikes/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia