Drafti/ 13 vendet e BE nismë për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Drafti/ 13 vendet e BE nismë për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Trembëdhjetë vende të BE-së, shumica anëtarë të rinj nga Europa Qendrore dhe Lindore sëbashku me Italinë dhe Austrinë, po hartojnë një draft që do t’u paraqitet vendeve të tjera anëtarë të BE-së në përpjekje për të ringjallur besueshmërinë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, pjesë e saj edhe Shqipëria.

Vendet që kanë nënshkruar draftin e hartuar nga Polonia janë Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta. Ky draft pritet t'i paraqitet të mërkurën ambasadorëve të BE-së në Bruksel.

“Ideja është të bëjmë sadopak presion për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Të themi se kemi nevojë për thellimin e BE dhe më pas se zgjerimi është hipokrizi, është diçka e gabuar. Nëse të dyja proceset nuk ecin krah njëra-tjetrës, BE së shpejti do të përballet sërish me Ballkanin Perëndimor, por fatkeqësisht në një mënyrë kërkuese dhe të dhimbshme për të dyja palët”, tha për “Euractiv” një diplomat i shquar i një prej 13 vendeve.

Komisioni Evropian ka rekomanduar zyrtarisht hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën zyrtare, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshill, ku Franca dhe Holanda udhëheqin opozitën. Këto 13 vende anëtare, që kanë dalë hapur, pro zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor,  thonë se argumenti i presidentit francez, Emmanuel Macron se BE-ja ka nevojë të reformohet përpara zgjerimit, është një hipokrizi që nuk mbështetet nga pjesa tjetër e Europës.

"Është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për të kuptuar këtë dilemë artificiale, sepse ne po flasim për hapjen e negociatave dhe jo për zgjerimin aktual. Natyrisht, Perëndimi nuk mund ta kuptojë këtë",  shtoi ai.  

Në Gjermani, zgjerimi ka ndarë koalicionin qeverisës të madh. CDU/CSU është kundër fillimit të menjëhershëm të bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin. Gunther Krichbaum, kryetar i Komitetit të Europës të Bundestagut, tha se ky vendim nuk do merret përpara tetorit, por ministri i jashtëm Michael Roth kërkon që BE të mbajë fjalën dhe se bisedimet me Shqipërinë duhet të hapen në qershor.

"Ne dhamë fjalën tonë dhe duhet të mbajmë premtimet tona", shkroi Roth në një artikull për të përditshmen gjermane. 

Nga ana tjetër, ministria e jashtme Çeke një nga 13 vendet nismëtare, ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që BE-ja të ketë një rol më aktiv në rajon. "Unë do të jem një mbështetës i fortë i dhënies së dritës së gjelbër për të dy vendet," tha Petricek në lidhje me nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nesti: 11/06/2019 16:57

    Nqoft se nuk hapen tashi , pastaj do jet shum vone se do e baje punen e vet Rusi me fqinjet tane .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut