Drafti, 5 deputetë dhe 46 parti
kërkojnë shkrirjen e KQZ-së

Drafti, 5 deputetë dhe 46 parti<br />kërkojnë shkrirjen e KQZ-së
Rreth 46 parti politike, të majta dhe të djathta, parlamentare dhe jo parlamentare, kërkojnë shkrirjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një organ, sipas tyre, i pabesueshëm për administrimin e zgjedhjeve të 2017. Shqiptarja.com zbardh draftin e hartuar dhe firmosur nga krerët e 46 partive politike, të cilët kërkojnë projektimin e një komisioni të ri, me anëtarë të zgjedhur nga Gjykata e Lartë.

Nuk dihet nëse ky propozim do të pranohet nga tre partitë kryesore, por nisma mbështetet nga aleatë të të dy kampeve, me peshë reale në elektorat, të cilët mund të kushtëzojë në rreshtimin në koalicione. Ndërkaq, drafti me ndryshimet e propozuara është firmosur dhe paraqitur dje në Parlament, ku do të mbrohet nga deputetet Dashamir Shehu, Agron Duka, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Mirela Ferracaku. Pesë deputetët pritet të ushtrojnë presion ndaj tre partive të mëdha, për të pranuar propozimin, i cili do të zbehte ndikimin politik mbi proceset zgjedhore.

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja