Tirane- Shqiptarja.com siguron draftin e dërguar nga PS për t’u shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar në Kuvend për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në zonat rurale në të gjithë Shqipërinë. Në pr/ligj parashikohet dhe falja e gjobave për ata që nuk zbatuan rregullat e vendosura gjatë kohës së pandemisë Covid-19.
Drafti u firmos nga 40 deputetë socialistë dhe u bë objekt i një debati të ashpër me opozitën sot në seancë parlamentare ku demokratët akuzuan PS-në se në 12 vite ka vënë gjoba të pafajshmëve. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se drafti do të miratohet brenda dhjetorit.
Në Pr/ligj parashikohet që të anulohen të gjitha masat administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale për sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriatit Qëndror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Përcaktohet dhe se kush përfiton
- Të gjitha subjektet të cilët kanë bërë ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi në zonat rurale, ndërtime dhe ndërhyrje në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, mbajtjes të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale.
-Të gjitha subjektet që merren me aktivitetin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.
-Të gjithë individët dhe subjektet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.
Procedurat e zbatimit të anullimit së masave administrative të papaguara miratohen nga Këshilli i Ministrave me vendim të posaçëm brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi të këtij ligji.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Falni te gjitha gjobat. Pse vetem kto?
PërgjigjuPo dritat që ja keni fut popullit nga 10 miljon lek? Pse nuk flet opozita?
PërgjigjuAh, gjobat i vendos partia, fajin e ka opozita.