Drafti i PS-së/ Falen gjobat e 'Covid-19' dhe të ndërtimeve pa leje në zonat rurale të vendosura nga 1 janari 2015 - 30 nëntor 2024

Tirane- Shqiptarja.com siguron draftin e dërguar nga PS për t’u shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar në Kuvend për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në zonat rurale në të gjithë Shqipërinë. Në pr/ligj parashikohet dhe falja e gjobave për ata që nuk zbatuan rregullat e vendosura gjatë kohës së pandemisë Covid-19. 

Drafti u firmos nga 40 deputetë socialistë dhe u bë objekt i një debati të ashpër me opozitën sot në seancë parlamentare ku demokratët akuzuan PS-në se në 12 vite ka vënë gjoba të pafajshmëve. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se drafti do të miratohet brenda dhjetorit.

Në Pr/ligj parashikohet që të anulohen të gjitha masat administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale për sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriatit Qëndror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Përcaktohet dhe se kush përfiton

- Të gjitha subjektet të cilët kanë bërë ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi në zonat rurale, ndërtime dhe ndërhyrje në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, mbajtjes të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale.

 -Të gjitha subjektet që merren me aktivitetin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.

-Të gjithë individët dhe subjektet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.

Procedurat e zbatimit të anullimit së masave administrative të papaguara miratohen nga Këshilli i Ministrave me vendim të posaçëm brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi të këtij ligji.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tes: 05/12/2024 18:16

    Falni te gjitha gjobat. Pse vetem kto?

    Përgjigju
  • B.D: 05/12/2024 16:42

    Po dritat që ja keni fut popullit nga 10 miljon lek? Pse nuk flet opozita?

    Përgjigju
    • Bravo: 05/12/2024 20:17

      Ah, gjobat i vendos partia, fajin e ka opozita.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen