Dy raste të paligjshme ndërtimesh janë zbuluar nga policia në zonën e Thethit, të cilat do të përdoreshin për qëllime turistike. Ndaj një shtetasi ka nisur hetimi, ndërsa po vijon puna për kapjen e një tjetri.

Të dy ata po ndërtonin 5 objekte për qëllime turistike. Këto raste u zbuluan falë kontrolleve të vijueshme të policisë për zbulimin apo parandalimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.

'Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. H., 74 vjeç banues në fshatin Theth, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në Theth, 74-vjeçari, kryente punime për ndërtimin e 2 objekteve prej druri, ndërsa 25-vjeçari, kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve. 5 objektet do të përdoreshin për qëllime turistike.', thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të hetimeve filloi hetimi në gjendje të lirë për Gj.H., 74 vjeç banues në Theth dhe po punohet për kapjen e S.M., 25 vjeç, banues në Tiranë.