Drafti, jo më dëmshpërblim
ish-krerëve komunistë

Drafti, jo më dëmshpërblim<br />ish-krerëve komunistë
TIRANË - Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve kërkon që Personat që kanë qenë pjesë e nomeklaturës së shtetit komunist të përjashtohen nga e drejta e dëmshpërblimit si ish të dënuar. Sipas Institutit, është e padrejtë që këta persona të trajtohen në të njëjtën mënyrë si të dënuarit e tjerë të epokës së komunizmit duke qenë se kanë qenë vetë persekutorë.

Kreu i këtij institucioni, Bilal Kola, sjell si rast tipik, atë të Kadri Hazbiut, i cili nga një prej përgjegjësve kryesorë të sistemit të persekutimit të armiqve të regjimit, u kthye në një viktimë të tij. “Ligji aktual i jep mundësinë e përftimit të dëmshpërblimit personave që kanë luajtur rol të dorës së parë në persekutimin e kundërshtarëve të regjimit komunist. Rasti tipik do të qe dikush se Kadri Hazbiu, të cilit ligji aktual i jep të drejtën e përfitimit të dëmshperblimit njësoj si të dënuarit e tjerë të asaj epoke”, thotë Kola.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat