DOKUMENTI/ Largimi i punonjësve të policisë mbi 55 vjeç, Lleshaj: Do të marrin 50% të pagës neto, detyrim 700 orë pune në vit

DOKUMENTI/ Largimi i punonjësve të policisë mbi 55 vjeç, Lleshaj: Do të marrin 50% të pagës neto, detyrim 700 orë pune në vit

Sandër LLesha

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka sqaruar se ata persona që do të duhet të largohen nga radhët e Policisë për arsye të moshës dhe të pamundësisë fizike, do të mund të trajtohen me 50% të pagës neto në momentin e largimit dhe përfitimet që u njihen me legjislacionin për pensionet e parakohshme në Policinë e Shtetit.

Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend sot u diskutua projektligji për trajtimin financiar të punonjësve të Policisë, në rastet e lirimit para mbushjes së moshës së pensionit të pleqërisë.

Sipas tij , mund t’u kërkohet që të jenë në dispozicion për të shërbyer në funksion të Policisë së Shtetit deri në 700 orë pune në vit.

Ministri e ka quajtur një hap historik, ku nuk preket trajtimi i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të mund të përtërihen radhët e saj me oficerë të rinj dhe të arrijë një moshë mesatare si dhe policitë e tjera moderne europiane.

Lleshaj ka theksuar se së shpejti qeveria do të miratojë një hap tjetër reformues, i cili do të hapë rrugë për transferimin e punonjësve të policisë edhe në poste pune brenda administratës shtetërore, kur plotësojnë kriteret përkatëse të arsimimit.

Postimi i plotë:

Sot diskutuam në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend, projektligjin për trajtimin financiar të punonjësve të Policisë, në rastet e lirimit para mbushjes së moshës së pensionit të pleqërisë. Me këtë vendim qeveria shqiptare ka bërë një hap historik në përkrahje të Policisë Shqiptare.

Ata persona që do të duhet të largohen nga radhët e Policisë për arsye të moshës dhe të pamundësisë fizike, për të shërbyer në struktura ku kërkohet edhe kondicion i lartë fizik do të mund të trajtohen me: 50% të pagës neto në momentin e largimit dhe përfitimet që u njihen me legjislacionin për pensionet e parakohshme në Policinë e Shtetit.

Në trajtë kumulative, praktikisht ata do të vijojnë të trajtohen afërsisht me të njëjtën pagë, sikur të ishin në shërbim aktiv në radhët e Policisë. Dhe pikërisht për këtë arsye, atyre mund t’u kërkohet që të jenë në dispozicion për të shërbyer në funksion të Policisë së Shtetit deri në 700 orë pune në vit. Shkurt: Ky është një hap historik, prej të cilit nuk preket asgjë nga trajtimi i punonjësve të Policisë së Shtetit, ndërkohë që kjo e fundit mund të përtërijë radhët e saj me oficerë të rinj dhe të arrijë një moshë mesatare si dhe Policitë e tjera moderne europiane.

Në të njëjtën kohë, së shpejti qeveria do të miratojë një hap tjetër reformues, i cili do të hapë rrugë për transferimin e punonjësve të Policisë edhe në poste pune brenda administratës shtetërore, kur plotësojnë kriteret përkatëse të arsimimit. Kjo do të hapë një tjetër mundësi për vijimin e karrierës për punojësit e Policisë së Shtetit në radhët e administratës shtetërore.

Për ata që kërcyen për të dhënë alarme të rreme, pa lexuar as projektligjin: Nuk mundet që në mëngjes të hakërreheni kundër “Narko-policisë” së “Narko-Shqipërisë” dhe në darkë të vajtoni për trajtimin e saj; që natën ta bombardoni me Molotov dhe ditën të përdëlleheni për fatin e saj. Jo! Kjo lojë e pa-principtë nuk ka kuptim.

Policia e Shtetit është sot në një rrugë të kthellët modernizimi, e motivuar si kurrë më parë, e mbështetur maksimalisht, e vlerësuar me notat më të larta nga qytetarët e vendit dhe e besuar fort nga partnerët perëndimorë të Shqipërisë.

(Kliko këtu për të lexuar projektligjin e plote)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leshi: 09/05/2020 08:44

    Ligji policise (i riu)ka hyre fuqi ne mars 2015 dhe akoma nuk po zbatohet.inspektoret do perfitojne rreth dyfish me shume se komisaret e kryekomisaret e dale ne lirim parakohshem..nderkohe kur I perfshin I njejti ligj????..vetem gjykata kur ta zgjidhe kete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr