Drafti: Të dyfishohen gjobat për bizneset që nuk lëshojnë kupon...përsëritësve u bllokohet aktiviteti!

TIRANE - Ministria e Financave ka një propjektligj që synon dyfishimin e gjobave për tatimpaguesit që shkelin ligjin tatimore. Me draftin e ri të hartuar biznesi i vogël qe nuk lëshon kupton tatimor do gjobitet 50 mijë lekë dhe jo më 25 mijë lekë. Biznesi i mesëm do të gjobitet 100 mijë lekë dhe i madhi me 150 mijë lekë. Dhe në rast ripërsëritetje, biznesi do të bllokohet derisa të paguajë gjobën.

***

Ashtu siç ishte njoftuar me propozim të Ministrisë së Financave, Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet e propozuara për ligjin e proceduarave tatimore. Ministria e Financave ka bërë ndryshime në nenin për masat ndëshkuese në rast se tatimpaguesit nuk regjistrojnë transaksionin e kryer. Sipas ndryshimit të propozuar synohet dyfishimi i gjobave për bizneset sipas kategorive.

Me ndryshimet e reja bizneset  me qarkullim deri në 8 milion lekë do të gjobiten në masën 50 mijë lekë, në rast se disponojnë llogari bankare për shitjet dhe blerjet që kryejnë. Ndërkohë që ligji në fuqi i procedurave tatimore parashikonte gjobë në masën e 25 mijë lekëve.

Për bizneset me qarkullim mbi 8 milion lekë si dhe tatimpaguesit me status “person juridik” pavarësisht nga qarkullimi, në rast se nuk deklarojnë shitjet në momentin që ndodhin do të gjobiten në masën e 100 mijë lekë, nga 50 mijë lekë që ishte.

Po ashtu janë ashpërsuar edhe masat e gjobave sa i takon organizatave jofitimprurëse, pasi në rast se do të konstatohen në shkelje, me dyshimet e reja do të gjobiten me 75 mijë lekë dhe jo me 37 mijë lekë që është me ligjin që është në fuqi.

Gjobat nuk përfundojnë këtu pasi subjekti do të gjobitet me dyfishin e gjobës së parë nëse tatimpaguesi nuk ka llogari bankare për transaksionet që kryen, pra konstatohet në shkelje në mënyrë të përsëritur. Ndryshe nga sa më parë ku subjekti qëndron i mbyllur për 30 ditë kalendarike në varësi të shkeljes, tashmë do të rri i mbyllur pa afat deri në momentin e pagesës së gjobës.

Tashmë me propozimin e Ministrisë së Financave është përcaktuar në formë të prerë që tatimpaguesit të hapim një llogari bankare.

“Tatimpaguesit me status “person fizik tregtar” të regjistruar për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, tatimpaguesit me status “person juridik”, pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë, si dhe organizatat jofitimprurëse të regjistruara në organin tatimor, janë të detyruar të kenë llogari bankare të biznesit/organizatës të regjistruar” thuhet në projektligjin e hartuar nga Ministria e Financave.

Projektligji për disa ndryshime në Procedurat Tatimore, ndjek të njëjtën linjë me projektligjin e “Fiskalizimit” pasi i detyron tatimpaguesit të hapin llogari bankare si dhe të përdorin në mënyrë të pashmangshme pajisjet fiskale, që duke filluar nga viti 2020 do të jenë aplikacione fiskale të instaluara në pajisjet kompjuterike.

GJOBAT NDAJ BIZNESEVE

Biznes i Vogël gjobitet me 50 mijë lekë dhe jo me 25 sa është.

Biznes i Mesëm gjobitet me 100 mijë lekë dhe jo me 50 sa është.

Biznes i Madh gjobitet me 150 mijë leke.

Organizata jofitimprurëse gjobiten me 75 mijë lekë dhe jo me 37 mijë sa është.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 29/10/2019 02:56

    Sa mjerim dhe shterpesi .

    Përgjigju
  • Gentian B.: 28/10/2019 21:00

    Ky veprim është i barabartë me isshtë e lehtë të sulmosh të dobëtit dhe të shmangësh të fortët në këtë vend! Autoritetet tatimore duhet të fillojnë me më të mëdhenjtë dhe të zbresin në më të vegjlit! Farë mund të mbledhësh për shtetin nga një kafene e vogël? A do të jeni në gjendje të balanconi objektivin tuaj të të ardhurave në këtë mënyrë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare