Drafti, vjedhja e energjisë,
vetëm dënim me burg
Masat e ndëshkimit për vjedhjet e energjisë elektrike janë drejt ashpërsimit, si për konsumatorët familjar,ë ashtu edhe për bizneset.
TIRANE- Masat e ndëshkimit për vjedhjet e energjisë elektrike janë drejt ashpërsimit, si për konsumatorët familjar,ë ashtu edhe për bizneset. Aktualisht, Qeveria është duke përgatitur një draft, në bazë të të cilit duhet të kryhen ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, ndryshimet parashikojnë edhe mirëformulimin gjuhësor të legjislacionit, në mënyrë që interpretimi i tij të mos lejojë hapësirë mosndëshkimi.
MasatVjedhja e energjisë do të dënohet me burg. Në draftin ligjor parashikohet që masa e ndëshkimit për konsumatorët familjarë, në rast se konstatohet se kanë kryer vjedhje të energjisë elektrike më shumë se një herë, dënimi do të jetë 3 vite heqje lirie. Po ashtu, kjo masë dënimi do të jetë e vlefshme nëse shkelësit kanë qenë bashkëpunëtorë në vjedhje. Nga ana tjetër, përsa u përket vjedhjeve të kryera nga sipërmarrjet, masa e ndëshkimit do të jetë më e rreptë. Si rrjedhojë, në bazë të këtij drafti, nëse konstatohet se është kryer vjedhje e energjisë elektrike nga një sipërmarrje, masa e ndëshkimit është 5 vite heqje lirie për shkelësin. Fakti që masa ndëshkimore për sipërmarrjet, sipas këtij drafti, do të jetë më e rreptë, në rast konstatimi të vjedhjes së energjisë elektrike, argumentohet me atë se vepra penale është kryer për arsye fitimi.
FormulimiNë ligjin aktual, formulimi gjuhësor lë hapësirë interpretimi, në rast se është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Kjo, për faktin se veprimi përcaktohet, herë si vepër penale dhe herë si kundravajtje penale. Sipas draftit, që parashikon ndryshimet në Kodin Penal, vjedhja e energjisë elektrike do të konsiderohet si krim dhe dënimi do të jetë heqje lirie.
Matësit Dëmtimi i matësve të energjisë elektrike pritet të sjellë gjithashtu një masë heqje lirie për autorët. Sipas draftit, dëmtimi i qëllimshëm i matësve do të konsiderohet si krim dhe dënimi parashikohet të jetë 3 vite burgim.
HumbjetVjedhja e energjisë elektrike në vend regjistron nivele të larta, dhe sipas ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, kjo shifër e vjedhjeve shkon 100 deri 140 milionë euro.
Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18