Drama e Dokles, Liçaj: Teatri
e ka detyrë të provokojë

Drama e Dokles, Liçaj: Teatri <br />e ka detyrë të provokojë
TIRANE- Aktori i njohur Neritan Liçaj argumenton se pse nuk duhej të ndërpritej shfaqja "Shën Mëria e Beratit" e Namik Dokles. Ka argumente për të kuptuar të tjerët se vetë arti "ka qëllim provokativ" dhe ndalim i shfaqjes është "censurë". Nuk e ka parë shfaqjen, por për të incidenti që ka ndodhur është shkelje e lirisë krijuese. Liçaj kujton edhe rastin e ndalimit të shfaqjes së Laert Vasilit në Greqi, duke reaguar fort se konvecionet e artit s'kanë s'i ti nënshtrohen mendimeve e gjykimeve populiste e mediokre, ato "janë të nivelit akademik". Pasi kemi dëgjuar mjaft reagime dhe argumente kundër rastit flagrant të ndërprerjes së shfaqjes pas reagimit zyrtar të Mitropolisë dhe grupimeve fetare ortodokse, të habit fakti sesi Ministria e Kulturës dhe drejtoritë përkatëse që lidhen me teatrin dhe krijimtarinë letrare,e kanë kaluar pa asnjë reagim dhe ndjenjë përgjegjësie incidentin që ngjau me ndërprerjen e shfaqjes së Namik Dokles në Korçë, i njohur edhe si politikan i opozitës, dhe pse nuk kanë munguar reagimet e intelektualëve dhe krijuesve të shumtë si aktori i njohur Neritan Liçaj, regjisori Mihal Luarasi, etj. Në intervistën për "Shqiptarja.com", Neritan Liçaj e kalon përgjegjësinë e këtij incidenti tek institucionet e shtetit, duke dalë në konkluzionin se gabimi është i shtetit "Shteti u ka dhënë liri të ushtrojnë fenë. Ne jemi shtet laik dhe ligjet i vendos shteti, nëse duhet ndaluar apo jo një shfaqje artistike", thotë aktori Liçaj.

Neritan, Shën Kozmai i ngjitur si personazh në skenë nga dramaturgu dhe politikani Namik Dokle, është një personazh i fesë ortodokse. A ka ndonjë ligj që ndalon përfshirjen e këtyre figurave në art?

-Para se të flas, po e theksoj se për fat të keq unë nuk e kam parë shfaqjen, por sido që të jetë paraqitur ky personazh në skenë, nuk duhej të ndërpritej shfaqja. Është e patolerueshme. Kjo është censurë. Edhe nëse provokon shfaqja, nuk duhet të dalë Mitropolia dhe të bllokojë një shfaqje. Le të provokohet kush të provokohet. Arti ka edhe një qëllim provokativ. Arti është intrigues, provokues e shkrihet në mijëra dimensione të tjera të lirisë krijuese. Liri që s'ka të drejtë ta prek askush. Arti duhet të provokojë madje edhe mendime edhe debate dhe jo ta ndalosh. Këto provokime artistike lihen në pëlqenin dhe përzgjedhjen e publikut që vendos të ndjek ose të braktis shfaqjen. Ndërsa dalja publike me protesta në emër të kishës ortodokse duke iu referuar rastin e Laert Vasilit, për mendimin tim krijojnë tensione të kota.

Zakonisht arti e ka këtë risk, mund të reagojë edhe vet publiku duke e keqkuptuar figuracionin artistik. Si aktor, ç'mund t'i thuash publikut në raste reagimesh të tilla?

-Unë përpiqem që publiku të tërhiqet nga arti im, nga interpretimi, por nëse ka artistë që keqkuptohet unë duhet t'i them se vepra e artit është e hapur dhe jam gati që loja ime ose teksti i dramaturgut mund të ngjalli debat, por jo të censurohet, të provokohet që të ndryshojnë idetë dhe shijet artistike, ose miq keq akoma të censurohet fare, të hiqet shfaqja. Kjo është e pafalshme. Në këtë rast nuk provokon arti i Namik Dokles, por institucionet fetare dhe provokojnë ndjenjat e njerëzve, siç ishte dhe rasti i Laert Vasilit

Po shfaqjen e Laert Vasilit e ke parë?

-Jo por mënyra e reagimit nuk është e tolerueshme dhe kjo s'do mend edhe pa a parë fare shfaqjen. Është pak a shumë e njëjta gjë. Dalin ca njerëz atje në Greqi, "Agimi i artë" një organizatë fashiste dhe që nuk duhet të ekzistojë, aq më tepër në Greqi që kanë vuajtur aq shumë vetë nga fashizmi. Kush je ti që reagon, ti je një parti. Nuk je shtet. Nuk je ligj. Nuk je polici. Pra të ndalë një parti atje në Greqi dhe Mitropolia në Korçë e të vendosin ndërprerje të shfaqjes është absurde

Si aktor e regjisor si e mendon ti ndikimin e një lloj arti që thyen klishetë?

-Arti ka lindur për të provokuar. Ndaj shpesh biem ndesh edhe me politikën. Teatri është një tempull, ku ti ke të drejtë të shprehësh mendimin tënd, mendimin e lirë. Teatri ka mbijetuar dhe do të mbijetojë se reagon ndaj një fenomeni shoqëror që fsheh ligësitë brenda koracës së moralit. Kjo është liria e krijuesit. Krijuesit më të mëdhenj në botë kanë qenë provokativ. Artistët nuk lëndojnë, merren me fenomenin.

Kur Mitropolia ndikon në një institucion kulturor që të hiqet drama, ç'duhet të bëjë krijuesi?

-Kjo është absurditet që institucionet fetare në vend të merren me punët e Perëndisë, merren me punët e artit. E dinë ata që duhet të merret me punët e Zotit?! Ky është gabim edhe i shtetit. Shteti u ka dhënë liri të ushtrojnë fenë. Ne jemi shtet laik dhe ligjet i vendos shtetit. Nuk jemi shtet fetar. Pastaj bëhemi si shteti i Bin Landenit ndryshe...


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren