Për Argita Malltezin, vajzën e ish Kryeminisitrit Berisha, thirrjet për rrahje policesh dhe vrasje patronazhistësh nga ana e avokatit të babait të saj Genc Gjokutajt janë të drejta dhe madje nisja e hetimit ndaj tij është persekutim politik.

“E konsideroj procedimin penal ndaj z. Gjokutaj si një persekutim politik, të një zëri opozitar por edhe të avokatit të kryetarit të PD, Sali Berisha. Përpara se të shqetësohem për eufemizmat e z. Gjokutaj unë shqetësohem për ata njerëz që qëndrojnë në arrest politik apo të çfarëdollojte në burg apo shtëpi”

Në konferencën për gazetarët një ditë para seancës në GJKKO për masën e sigurisë ndaj babait dhe bashkëshortit të saj, znj. Malltezi tha se revolta që thotë Gjokutaj do të ndodhë dhe është normale.

“Jamarbër Malltezi ka 9 muaj në arrest pa ligj. Sepse është urdhëruar prokuroria. Kraja, Millonai Dumani veprojnë sipas urdhrit.  Cili do të jetë reagim? Unë dal para jush, po ata që nuk e kanë këtë mundësi? Në cilin vend të botës ndodh që patronazhisti të të vjedhë të dhëna personat. Të gjitha këto padyshim që do të ngrenë revoltën popullore. Pa diskutim që do të ketë reagime”

Malltezi e mori fjalën pasi avokat Gjokutaj u pyet për deklratën e tij, të cilit ashtu si në shfajësimin e parë vijoi të të lehtësojë pozitën e tij ligjore, sicc bëri me modifikimin e postimit në Facebook dhe të vinte thonjëzat në thirrjen “Vritini” patronazhistët, ndërsa për rrahjen ndaj policëve nuk duket i penduar. 

Në komunikimin me mediat, Argita Malltezi dhe avokatët e tjerë të Berishës, siç e kanë bërë zakon, sulmuan SPAK, në veçanti Dumanin dhe prokurorët që po hetojnë Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin për aferën Partizani. Sipas saj SPAK vepron sipas shkopit të dirigjinetit nga politika. Mes avokatëve të Berishës ishte në konferencë edhe Klodiana Gjyzari, ish gjyqtare e Apelit të Vlorës, e cila u përjashtua nga vettingu prej sistemit të drejtësisë për probleme të pasurisë por edhe një seri vendimesh të denoncuara për shkelje, mes të cilave edhe gjykimin e një të vdekuri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
Bëri thirrje për rrahje policësh dhe vrasje patronazhistësh, Genc Gjokutaj justifikon thirrjet për dhunë: Ishin letrare! Pyet gazetarin: A ke mbaruar Filologjinë?

Thirrjet për thyerje të sporteleve dhe rrahjen e efektivëve të policisë që avokati Genc Gjokutaj bëri tre ditë më parë përmes një postimi në facebook sot i veshi ngjyra letrare.

Sot në konferencën për median krah vajzës së Sali Berishës, të cilin e mbron në dosjen për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, Gjokutaj  tha se thirrjet për vrasje nuk ishin për të vrarë njerëz por për të zhdukur fenomenin e Patronazhistit.

Megjithëse në fund e pranoi se kishe bërë gabim e tha se ishte gati të mbante përgjegjësi për deklaratën e tij, sulmoi dhe gazetarin i cili bëri pyetjen ‘e padëshiruar’

"Nuk flasim për shkrim e këndim këtu. Shikoni Po unë e kam bërë atë status. Kjo ka të bëjë natën kur u vendos amendimi i Kodit Zgjedhor. 
Në optikën time rrotacionin e shikoj vetëm në bazë të protestës popullore. Kam thënë në atë status thyeni cdo sportel. Unë nuk e di sesa e kanë studiuar letërsinë. Të thyesh sportel nuk sjell ndonjë zhvillim. Ka korealicion me zgjedhjet. Nuk është hartim temë e lirë. Ka lidhje me zgjedhjet e lira.  Këta do të vijojnë me patronazhistët apo do të kemi zgjedhjet e lira. Kush janë sportelet, janë fondet publike, paratë që u merren miletit. Taksat që duhet të vihen në shërbim të njerëzve, e jo të pushtetit të nesërm.

Rrihni cdo polic—ajo është mosbindja civile sepse nuk del njeri e rrihet me policin se është I gomuar. U them vrisni, nuk e di nëse ju keni arsim letërsinë? Filologjinë keni mbaruar?

‘Vrisni’ është në thojza. Unë i dal për zot kësaj pune. Vrasja nuk është për të bërë unë thirrje të vriten njerëz, vrasja është zhdukja e fenomenit të patronazhimit. Ky është thelbi i statusit. Mos u merakos se asnjë patronazhist nuk do të vritet, e as një polic nuk do të rrihet e asnjë sportel nuk do të thyhet. Bravo të qoftë për kurajon që ke ke rënë në dashuri me këtë pushtet e shqetësohesh për një thirrje që kam bërë unë qoftë dhe gabim të jetë ajo. E konsideroj qëndrimin jo qytetar.

Policia ka njoftuar se ka nisur procedim penal për Gjokutajn për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“

Për Argita Malltezin, vajzën e ish Kryeminisitrit Berisha, thirrjet për rrahje policesh dhe vrasje patronazhistësh nga ana e avokatit të babait të saj Genc Gjokutajt janë të drejta dhe madje nisja e hetimit ndaj tij është persekutim politik.