Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit
Vuçiç me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ai dhe ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, kanë rënë dakord që dy shtetet të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit.
“Ne jemi dakordësuar që të përkujtojmë së bashku 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Ne kemi diskutuar për temat e interesit të përbashkët, sidomos në fushat si tregtia, kultura dhe siguria rajonale”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Instagram, pas takimit me ambasadorin rus.
Ai ka thënë se me Bocan-Harchenkon ka biseduar edhe për “situatën aktuale në shtet dhe rajon”.
Përvjetori i çlirimit të Beogradit nga pushtuesi gjerman, shënohet më 20 tetor. Kryeqyteti i Serbisë është çliruar atëherë prej partizanëve jugosllavë dhe Ushtrisë së Kuqe Sovjetike.
Në 70-vjetorin e çlirimit të Beogradit, të shënuar më 2014, pati marrë pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Serbia është një prej pak vendeve të Evropës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Në disa raste Beogradi zyrtar e ka dënuar agresionin dhe shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, mirëpo vazhdon të kultivojë raporte të ngrohta me Moskën.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
74.2%
-
Të gabuar
13.8%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 2630
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prishtinë/ Vërshëllimat dhe sharjet e tifozëve të Kosovës ndaj himnit të Rumanisë, trajneri Mircea Lucesku: Pjesë faji kemi dhe ne! I provokuam ndeshjet e kaluara
7 Shtator, 08:50
-
Protestuesit serbë bllokojnë dy vendkalime kufitare me Kosovën, Prishtina mbyll Bërnjakën dhe Merdarën! Sveçla: Ekstremistë serbë me qasje fashiste
6 Shtator, 19:27
-
VIDEO/ ‘Kosova, krijimi i një Shteti’, dokumentari i Al Jazeera-s në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s
6 Shtator, 14:45
-
Artan Fuga: Gabimi elementar i Albin Kurtit dhe mësimet e vyera prej tij
6 Shtator, 14:11
-
Lajçak në Kosovë: Serbia ka tërhequr letrën e Bërnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit
6 Shtator, 12:18
-
Serbët nisin sot bllokimin e kufirit me Kosovën
6 Shtator, 09:21
-
Stano: Kosova të shmang veprimet e pakoordinuara, mund të rrisin tensionet në veri! Lajçak nesër viziton Prishtinën
5 Shtator, 14:43
-
Britania e Madhe këshillon qytetarët e saj: Mos shkoni në veri të Kosovës
5 Shtator, 12:13
-
Lista Serbe: Institucionet paralele nuk e kanë shkelur ligjin
5 Shtator, 11:55
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Qytetarët të shmangin pikat kufitare me Serbinë
5 Shtator, 11:05
-
Vizitë 24 orëshe/ Presidenti i Izraelit, Isaak Herzog do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 11 shtator! Takime me Vuçiç, Begajn dhe Ramën
5 Shtator, 09:59
-
Presidenti Vuçiç: Nesër do ta vizitoja Kosovën nëse do të më lejonin ndërkombëtarët dhe shqiptarët
4 Shtator, 15:18
Edhe neve kemi 80 vjetorin e clirimit dhe do e bejme bashke me ameriken.
Përgjigju