Drama e Shkëndijes/ Bëri dasmën pa dhëndër, sot kërkon nipin

Të dy me origjinë nga Kosova, Shkëndije Berisha u martua me Gëzim Berishën, që jetonte në Gjermani. Ishte një martesë pa celebrim, një prerje fjale, mes palësh, pasi Gëzimi nuk erdhi kurrë në Shqipëri për ta parë nusen e ardhshme. Me Gëzimin e njohu nga një foto një kushërirë e saj. Shkëndije është motra e 5 vëllezërve dhe 3 motrave. Ishin me origjinë nga Kosova dhe janë shpërngulur në një fshat të Durrësit.

Familja e burrit jetonin në Gjermani. Xhaxhai i Gëzimit Ramadan Berisha molla e sherrit në këtë mblesëri

i kishte para borxh të vëllait dhe kundrejt këtij borxhi do ti gjente nuse nipit të tij Gëzimit. 60 mijë market borxh u shlyen me Shkëndijen e propozuar për nusen e Gëzimit.

Ramadani vjen në familje me foto të Gëzimit dhe kërkon dorën e Shkëndijes për nipin. Familja e saj nuk kishte dijeni për borxhin që kishte vëllait ndaj vëllait, dhe se kjo mblesëri po bëhej për këtë arsye.

Dasma bëhet por dhëndri nuk erdhi, ndërsa fjala ishte prerë. Shkëndija bëhet nuse pa dhëndërr. Familja e Gëzimit nuk erdhi për ta marrë, i preu në besë, ndaj Shkëndija për shkak të mentalitetit ndërsa të gjithë mësuan se u martua, qëndroi për pak kohë në shtëpinë e vajzës së xhaxhait të saj. Në këtë kohë vjen Ramadani, xhaxhai I Gëzimit për ta marrë dhe për ta cuar në Gjermani.

Shkëndija mbërrin atje. Borxhi u shlye dhe vajza qëndroi për pak kohë në familjen kosovare të dhëndrit ku nuk mundi të mësojë asgjë për paktin e bërë, ata flisnin në gjuhën serbe.

Shkëndija qëndron pak në familje dhe më pas transferohet në një qendër sociale, për shkak se nuk ishte me dokumenta.

Gëzimi e takonte gruan e tij, e mbante pak kohë dhe e conte sërish në qendër.

Shkëndija mbetet shtatzanë. Një muaj para lindjes vjen xhaxhai, Ramadani, shkesi i ciftit, i cili jetonte ne Itali. Ai merr përsipër ta dërgojë Shkëndijen në në Bari të Italisë,  që të bënte lindje me dokumenta falce. Me emrin e nuses së djalit të tij, Ganiut. Bashkëshortja e këtij të fundit nuk lindte dot fëmijë. Ndaj plani ishte të merrnin me cdo kusht fëmijën e Shkëndijes.

Ukshin Berisha, u lind atje ndërsa nëna nuk mësoi kurrë se me cilën atësi u regjistrua i sapolinduri.

Shkëndija në Shqipëri nuk rezulton e martuar ligjërisht, kur djali lindi ajo nuk kishte celebrim me bashkëshortin.

E mbajtën katër muaj, pas lindjes. Shkëndija kthehet në Shqipëri për të takuar prindërit dhe për të qëndruar afro dy javë. Djalin e mbajtën cidfti tjetër, djali i Ramadan Berishës. Me justifikimin se nëna ishte pa dokumenta dhe nuk mund te kthehej më me djalin.

Shkëndija mbeti në Shqipëri, dhe kurrë nuk e pa më djalin që lindi. Ajo u njoh me një tjetër djalë dhe sot jetojnë në Angli. Ajo po rrit tre fëmijët që lindi pas kësaj historie, sot ajo ka  dy djem dhe një vajzë, por pengu i saj mbetet Ukshini, djalin të cilin e kërkon edhe sot tezja e tij.

Nga familja Shkëndija është mohuar pasi u largua në kërkim të Ukshinit.

Familja e  konsideroi të humbur afro 10 vite derisa motra Lindita, që vendos të rrëfekë këtë histori rilidhi kontaktet.

Sot Lindita ka afro një vit që ka humbur kontaktet me Shkëndije. Në emër të saj dhe gjithë vuajteve që iu shkaktuan të motrës është në kërkim të Ukshinit. Vjen në këtë studio për të gjetur nipin…dhe për ti treguar të vërtetën e jetës…

Pasi ai është rritur frymën e brakstisjes nga e ëma. Babai i djalit, Gëzimi jeton në Suedi, është i martuar me fëmijë. As ai nuk e ka mundur ta ketë me vete djalin e parë Ukshinin,.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin