Drama e zonjës që peshon mbi 200 kilogram/ Dy shoqe letër për miken e tyre në 'Pa Gjurmë': Obeziteti po i shkurton jetën

Një leter e dërguar nga dy zonja nga Tirana për mikeshën e tyre e cila peshon më shumë se 200 kilogram dhe për shkak të obezitetit ka dy vite që nuk mundet dot më  të eci.

Përshëndetje stafi ’Pa Gjurmë’

Jemi dy shoqe të ngushta, që kemi një shqetësim të madh. Ju drejtuam emisionit tuaj, si e vetmja derë e hapur për të kërkuar ndihmë, në emër të një miqësie që për ne është e shenjtë. Që kur u njohëm me Fotinin Shkurtin, nuk do ta mendonim kurrë që kjo grua me zemër të madhe, sot do të vuante kaq shumë nga mbipesha. U takuam 8 vite më parë kur ne u kthyem nga Greqia dhe ajo vinte nga Berati. Miqësia jonë me një grua bujare dhe të jashtezakonshme si ajo rritej cdo ditë e më shumë, sic ne na shtoheshin thinjat. Shpesh shëtisnim bashkë në park, duke e nxitur Fotininë të binte pak në peshë, pasi në atë kohë ishte e shëndetshme. E prisnim gjatë në ndalesat që bënte, ndërsa nuk donim ta linim që ta lëshonte veten. Ajo na mungon, i mungon vërtetë mëngjeseve tona. Prej dy vitesh Fotinija ka zënë krevatin dhe lufton cdo ditë me peshën e mbi 200 kg

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

Fotini Shkurti nëpërmjet analizave të kryera ende nuk ka mësuar një diagnozë. Asnjë shkak qoftë edhe gjenetik, që kur 8 vite me parë fiziku i saj nisi të ndryshonte. E transformuar totalisht, dy vitet e fundit për 58-vjecaren janë kthyer në një makth për të dhe familjarët e saj. Mbipesha ekstreme ka ndalur cdo aktivitet për nënën e dy vajzave, e cila e ka të pamundur të lëvizë nga shtrati.  58-vjecarja nuk ka vuajtur më parë nga asnjë lloj sëmundje, ndërsa nisi të shtojë kile krej pa e kuptuar. Ajo ka patur gjithnjë një fizik normal, sikundër duket dhe në këto foto familjare.  Kur i shoqi ndërroi jetë 4 vite më parë, vajza me të cilën jeton në të njëjtën shtëpi vendosi ta marr në Tiranë.  Gjendja u agravua edhe më shumë që prej vitit 2017, ndërsa sot gruaja 58-vjecare peshon më shumë se 200 kg. Me mbipeshën u shfaqën edhe një mori sëmundjesh të tjera. Fotini Shkurti jeton në kushte të vështira, e pamundur për të përballuar kostot e larta të ekzaminimeve të mëtejshme, por edhe koston e lartë për përkujdesjen ndaj saj. Nuk janë të pakta rastet kur shpesh i është dashur ndihma e 5 vetave për ta ngritur, pas rrëzimit nga shtrati. Edhe kur në shtëpi ka mbërritur urgjenca nuk kanë mundur dot ta transportojnë për në spital, pasi është e pamundur për ta lëvizur qoftë edhe me barrelë.

Familja është zhytur në borxhe, ndërsa s’kanë mundur të kryejnë vizita të tjera, për shkak të pamundësisë ekonomike. 58-vjecarja rrezikon të humbasë njërën këmbë për shkak të plagëve që i janë përhapur. Në një kohë kur në të gjithë botën, obeziteti është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik, në shekullin që po jetojmë, për Fotininë jeta rrezikohet cdo ditë e më shumë.

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/02/2021 01:34

    Ne U.S.A. ne kanalin TLC,eshte nje program, qe merret vetem me njerez te tille obeze e super obeze.Eshte nje fenomen shume i perhapur.Per shume nga keta persona ,rrenjet e problemit jane psikologjike,si ngjarje te renda ne jete,trajtim i keq nga persona te tjere,etj,dhe sipas psikologeve ,ngushellimin ose zgjidhjen e problemeve e gjenin te ushqimi.Ketu, i vene ne djete ushqimore,i detyrojne te ushtrohen fizikisht,si dhe u realizojne takime me psikologet.Pasi te kene rene si disi ne peshe dhe mbasi kane treguar vullnet per ndryshim,dhe nuk kane shfaqur probleme te tjera,u bejne zvogelim te stomakut me operacion.Duhet thene qe gjendja e keqe e ketyre personave shkaktohet jo vetem per shkak te atyre vete,por dhe te rrethit te ngushte familjar,qe nuk u thone asnjehere JO,per asgje,dhe u plotesojne cdo deshire,pavaresisht ,se nje veprim i tille rendon gjendjen e personave obeze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen