Drama, kërcënohet aktori i Korçës:
Do të vëmë bombën

Drama, kërcënohet aktori i Korçës:<br />Do të vëmë bombën
TIRANE - Andrea Pepi, njëri prej aktorëve të Teatrit të Korçës, i cili luan rolin e murgut grek Shën Kozmait, në shfaqjen e Namik Dokles, “Shën Maria e Beratit”, pas protestës së Mitropolisë së Korçës është ndjerë dje i kërcënuar nëpërmjet telefonit të shtëpisë së tij nga njerëz anonimë. Ndalimi i shfaqjes ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Nga njëra anë artistët, përfshi dhe dramaturgun Dokle protestojnë kundër censurimit të shfaqjes dhe nga ana tjetër Mitropolia reagon zyrtarisht duke kërkuar pezullimin, sipas gjykimit që kanë vendosur klerikët e këtij institucioni fetar. Ndërkohë publiku i Korçës, edhe pse është një komunitet ortodoks "e ka ndjekur me admirim shfaqjen", thotë Pepi.

Ndërsa aktorët të cilët i përkasin besimit ortodoks pohojnë se shfaqja ka vlera të mëdha, ku vlerësojnë në rreshtat e kësaj drame përpjekjet e kishës ortodokse shqiptare për të qenë e pavarur nga kisha greke. Për vlerat e shfaqjes flasin edhe personat që e kanë parë ose lexuar dramën. Pikërisht, aktori Andrea Pepi që ka pasur rolin më të kontestuar atë të murgut Kozma, pas kërcënimit që ka marrë, megjithëse përpiqet të jetë shumë i matur dhe i rezervuar, shprehet se nuk është dakord me mënyrën si ka reaguar Mitropolia.

Nuk mund të reagohet pa e parë shfaqjen. Ka pasur vetëm një klerik të Mitropolisë që ka ikur që në minutat e para të shfaqjes dhe një person tjetër rrëfen aktori i njohur e skenës dhe ekranit Andrea Pepa. Ai shprehet se "kam luajtur role të çdo lloji, gjermanë, nazistë, komunistë si personazhe tepër negative, por asnjëherë nuk më ka gjykuar njeri". Telefonatat kërcënuese ndaj aktorit Andrea Pepa është një akt shumë i rëndë civil që provokohet pas protestës së Mitropolisë dhe bujës që u bë pas ndalimit të shfaqjes së dramaturgut dhe politikanit Namik Dokle në Korçë. Ai ka pasur telefonata kërcënuese nga numra të panjohur, ku i kanë thënë se "po të hipi ne skenë në shfaqjen "Shën Mëria e Beratit, do t'i vendosin bombën ne shtëpi"...

INTERVISTA

Zoti Andrea, roli i shën Kozmait ka shkaktuar revoltën e Mitropolisë në Korçë. Ç'mund të na thoni për natyrën e këtij roli?

Shën Kozmai në rastin e rolit tim është përfaqësues i kishës. Mund të jetë edhe fetar, por unë vetë si artist e kam trajtuar siç e ka trajtuar autori Namik Dokle personazhin, si një punonjës kishtar i dërguar nga Patriarkana e Stambollit dhe si një drejtues të shkollave kishtare. Roli i tij është të vejë në binar binarë piktorin që e ka bërë të shenjtë legjendën e Ko- Kërcënohet aktori që luan Shën Kozmain standinit dhe Doruntinës. Është e natyrshme që autori i Doruntinës dhe Kostandinit të ketë jetuar në periudhën e Rilindjes Europiane dhe dihet që në atë periudhë të Rilindjes shumë piktorë e kapërcyen pragun, duke kaluar nga ikonat statike fetare dhe dhanë lëvizshmëri, jetë, ashtu siç ka vepruar edhe Onufri ynë me "Farëmbledhësin". Pra drama mbështetet mbi një konflikt midis piktorit dhe të dërguarit të pushtetit, fetar ose zyrtar qoftë ky. Unë kështu e kam kuptuar dhe kështu e kam interpretuar personazhin, i cili u pëlqye shumë edhe nga publiku.

Ndërkohë ju e dini se Mitropolia ka elektrizuar opinionin se drama juaj po diskriminon fenë ortodokse?

Drama në thelb nuk ka konflikt me besimin fetar ortodoks. Në dramë bëhet fjalë si erdhi deri në ditët tona piktori antikonformist, piktori me shpirt, ai lloj talenti, artisti dhe gjeniu, që mendoj unë që i ndodh gjithmonë të ketë konflikt midis shtetit dhe kornizave të artit të kohës për të qenë ai që është, siç është Onufri i Shqipërisë, siç është Mikelanxheloja i Italisë, etj. Dhe artisti, piktori në këtë dramë del nga kornizat e tij, duke pikturuar Shën Konstandinin dhe me ketë akt u shenjtërua legjenda jonë, një pjesë e historisë sonë, se legjendat mbartin një histori kombëtare.

Por a ka pasur reagime nga publiku ortodoks korçar, sepse Mitropolia ka reaguar se keni fyer shenjtorin e besimit ortodoks?
Kam dëgjuar që Komzai është i shenjtë, ndërsa personazhi im është thjesht një misionar që mban emrin Kozma, i detyruar nga politika apo shtetit si një misionar i dërguar të detyrojë piktorin të ndërrojë mendje. Duke hasur në kundërshtime dhe në argumente të forta, kjo e bënë personazhin që të humbasë mendjen. Madje duke u ndjerë i dështuar dhe i mundur ndaj logjikës së fortë të piktorit, ai urdhëron vrasjen dhe humbet mendjen, bëhet qesharak. Kjo bëhet sepse ka frikë nga veprimet që po merr. Unë kam përjetësuar personazhin ashtu si autori e ka konceptuar. Me fjalët e autorit. Madje autori ka mbajtur një qëndrim shumë njerëzor ndaj këtij personazhi. Vërtetë e akuzon se fyen kishën tonë shqiptare, duke vendosur rregullat e kishës ortodokse greke, por nga ana tjetër personazhi bën vlerësime ku u përmbahet fjalëve të Zotit, duke thënë se "besën e ka shenjtëruar Zoti", "gjuhën e ka shenjtëruar Zoti".

Po a kanë reaguar ndaj jush vetë opinioni korçar, se ju aty keni një komitet të zgjeruar ortodoks?
Opinioni, bashkëqytetarët e mi jo. Përkundrazi ata kanë qenë në shfaqje dhe kanë shijuar shfaqjen.

Por duke qenë se figura e Shën Kozmait ka qenë më i kontestuar, nuk ju kanë thirrur ju në Mitropoli, t'ju kërkojnë shpjegime për rolin?
Jo unë vetëm kam ndjekur reagimet mediatike, ku Mitropolia e ka quajtur personazhin Shën Kozma një shenjt që ne e kemi përbuzur. Për rolin më kanë akuzuar, por nuk jam thirrur direkt. Unë në këtë rol jam thjesht një misionar i shtetit, fesë. Unë mendoj se shfaqja duhej parë më durim deri në fund. E kanë parë edhe shumë intelektualë dhe nuk kanë reaguar që po cenohet ndonjë komunitet. Ndërkohë shfaqja është pëlqyer dhe shumë intelektualë më kanë thënë se duam ta shikojmë. Është vepër me vlera.

Mitropolia e thirri Zamira Kitën drejtoreshën, edhe ajo kishte rol.
Zamira në këtë dramë kishte rol pozitiv. Ishte personazh pozitiv. Atje duhej të sqaronte për dramën

Po ju që ishit personazhi a nuk ju kanë shqetësuar, një miku juaj më tha se ju kanë kërcënuar?
Njerëzit direkt jo, por me telefon më kanë çuar një kërcënim...

Çfarë kërcënimi?
Ishte një zë fëminor, më doli në telefon dhe më tha: "Nëse ngjitesh në skenë do të çojmë bombën te shtëpia".

Besoni ju se një fëmijë mund të bëjë me kokën e tij gjëra të tilla?

Sigurisht që jo. Nuk e di. Ç'do gjë pritet tani.

Duhet të kërkoni besoj ndihmën e organeve të rendit, nuk ndiheni i provokuar?

Të provokuar ne ndihemi nga protestat e Mitropolisë. E gjithë kjo po ndodh nga mesazhet që jep drama, për të pasur një kishë shqiptare, dhe në mesazhet e kësaj drame përjashtohet çdo lloj ideje tjetër e ashtuquajtur fyerje. Ata zotërinj që e kanë bërë një gjë te tille të vinin në shfaqje dhe ta shikonin pastaj të flisnin.

A nuk kanë ardhur klerikët ortodoksë të shikojnë shfaqjen?

Jo ishte vetëm një klerik që qëndroi pesë minuta dhe doli. Sa nisi shfaqja u ngritën vetëm dy veta e ikën. Është e drejtë e tyre. Ne nuk mund të heqim një shfaqje nga skena kur largohen dy veta dhe e ndjekim 200 veta, për shembull. I drejta i takon shumicës së publikut. Kleriku iku nga salla dhe bëri bujë menjëherë, pa parë mirë shfaqjen dhe pasur durimin ta ndjek deri në fund, siç këshillohet edhe në librat e zotit.

*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com, data 26 janar

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren