Është e ndërlikuar të kuptosh se çfarë ndodh në terren, në veriun e Rripit të Gazës, sepse është një peizazh rrënojash ku ushtarët izraelitë dhe burrat e Hamasit ndonjëherë luftojnë në të njëjtat metra katrorë. Por një sekuencë faktesh dhe dëshmish të besueshme sugjerojnë se disa snajperë izraelitë në atë zonë shkelin rregullat e luftës, nuk bëjnë dallime midis luftëtarëve dhe civilëve dhe për këtë arsye qëllojnë edhe mbi civilët.
Në rastin më të njohur, burimi është vetë IDF, ushtria izrealite, e cila të shtunën më 16 dhjetor shpjegoi se tre pengje izraelite që kishin arritur të arratiseshin nga një burg i Hamasit u vranë nga snajperët edhe pse kishin marrë të gjitha masat për të mos gabuar subjektet. Ata dolën përpara pa këmishë dhe duke valëvitur një flamur të bardhë. Dy ditë më parë në të njëjtën zonë, ushtarët izraelitë kishin vënë re shkrimet në hebraisht "tre pengje" dhe "ndihmë" në një ndërtesë, por nuk kishin hyrë brenda nga frika e një prite. Snajperët qëlluan dy pengje, i treti arriti të ikë në një ndërtesë dhe filloi të bërtiste "ndihmë" në hebraisht. Kur doli ai u qëllua gjithashtu. Avi Shamriz, babai i një prej tre pengjeve të vrarë, i cili foli me ushtrinë dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, tha për shtypin izraelit se ushtari që vrau djalin e tij kishte një pushkë me pamje teleskopike: është një detaj i rëndësishëm, sepse konfirmon se ai pa objektivat.
Kjo vrasje e trefishtë ndodhi në Shejaiya, një zonë shumë e kontestuar në lindje të qytetit të Gazës. IDF shpjegoi se snajperët qëlluan në kundërshtim me rregullat, të cilat në teori vendosin se çfarë mund dhe nuk mund të bëhet në këto raste (në asnjë rast nuk lejojnë të qëllohet mbi një person të paarmatosur që mban një flamur të bardhë). Dyshimi është se disa snajperistë marrin fjalë për fjalë fletëpalosjet e lëshuara nga IDF në sektorin verior të Rripit të Gazës duke filluar nga 21 tetori, ku shkruhet: "Kushdo që nuk zhvendoset në jug të Wadi Gazës do të konsiderohet anëtar i një grupi terrorist". Dhe që mes ndërtesave të rrënuara dhe grumbujve të rrënojave, ku është e vështirë për këdo që të dalë për të kërkuar llogari për atë që po ndodh dhe ku provat dhe dëshmitë do të humbasin përgjithmonë, ndjenja e mosndëshkimit rivendos rregullat e mbijetesës.
Në Beit Lahia, në veri të qytetit të Gazës, pra në pjesën verior të Rripit, më 7 dhjetor një gazetar palestinez, Hossam Shabat, filmoi një grup kufomash. Ishte një familje që lëvizte: një mashkull më i madh me flamur të bardhë, katër meshkuj më të rinj dhe një zonjë. Nuk ka asnjë shenjë shpërthimi përreth, pra nuk është rezultat i një bombardimi dhe dy nga katër të rinjtë, dukej qartë se ishin goditur në kokë, e vështirë për t'u thënë për të tjerët. Ngjarja ndodhi përballë shkollës së Alepos, e cila në ato ditë përdorej nga personat e zhvendosur si strehë dhe më pas u hodh në erë me një shpërthim të kontrolluar nga trupat izraelite. Në dritën e asaj që ndodhi me tre pengjet izraelitë një javë më vonë, ekziston dyshimi se kjo familje pati të njëjtin fat.
Dy ditë pas vrasjes së tre izraelitëve në Jabalia, gjithashtu në veri të Rripit të Gazës, një gazetar televiziv nga kanali i Emirateve al Mashhad, Mohammed Balousha, u plagos në kofshë nga një snajper. Ai u zvarrit në një ndërtesë për t'i shpëtuar plumbave, bëri një video të plagës së tij dhe shihet i veshur me një jelek blu antiplumb me "PRESS" të shkruar në të bardhë. Në të njëjtën ditë, sipas ankesës së Patriarkanës së Jeruzalemit, snajperët izraelitë vranë dy gra, të moshuarën Nahida Khalil Anton dhe vajzën e saj Samira, teksa ndodheshin në famullinë e Familjes së Shenjtë në Gaza, e cila javët e fundit ka pritur të krishterët e zhvendosur. Nahida doli për të shkuar në banjë, u godit, vajza e saj u përpoq ta shpëtonte dhe u godit gjithashtu. Sipas raportit të Patriarkanës, shtatë persona të tjerë u plagosën nga snajperët brenda famullisë atë ditë, por ata nuk vdiqën. Të nesërmen Papa Françesku dënoi incidentin gjatë meshës së së dielës.
Më 12 nëntor, një tjetër e krishterë e moshuar, mësuesja 84-vjeçare e muzikës Ehlam Farah, la të njëjtën kishë të Familjes së Shenjtë e kthyer në strehë dhe u vra gjithashtu nga një snajper ndërsa ajo po shkonte drejt shtëpisë së saj. Ajo luante piano dhe violinë, admirohej në Gaza dhe quhej me dashuri Umm al Orange, "nëna portokalli", për shkak të ngjyrës së flokëve të saj.
Beteja urbane brenda Gazës është shumë e ndërlikuar dhe anëtarët e Hamasit janë të specializuar për t'u përzier me popullatën civile: ata nuk veshin uniforma dhe përdorin infrastrukturë si shkolla dhe spitale, sepse ndjekin një doktrinë shumë të rrezikshme e cila mund të përmblidhet si më poshtë: Nëse na ngatërrojnë të gjithëve me civilë dhe nuk qëllojnë mirë, nëse në vend të kësaj na qëllojnë dhe na godasin bashkë me civilët, është e njëjta gjë sepse kjo shkakton indinjatën e botës”.
Në Gazën Veriore ka përplasje të përditshme me anëtarët e Hamasit që dalin nga tunelet dhe vendosin prita, ndërsa rreziku për ushtarët izraelitë vjen nga çdo drejtim. Por lista e viktimave të qëlluar nga snajperistët izraelitë po rritet, burra të paarmatosur që tundnin një flamur të bardhë, gazetarë me fjalët "SHTYP" dhe gra të moshuara brenda një famullie./Nga Daniele Raineri, La Repubblica
Cifutet po e tregojne veten cfare rrace poshter jane por me e keqja eshte se keta kriminele mbeshteten nga vendet perendimore
Përgjigju