Dramë në familjen Insigne, sulmuesi hap zemrën: Humbëm një vajzë

Dramë në familjen Insigne, sulmuesi hap zemrën: Humbëm një vajzë

Lorenzo Insigne

Lorenzo Insigne foli për herë të parë në lidhje me humbjen e vajzës. Sulmuesi i Toronto kaloi javë të vështira, pasi bashkëshortja e tij Xheni abortoi fëmijën në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Ish-sulmuesi i Napolit u tërhoq për disa ditë nga angazhimet, teksa nuk u grumbullua as nga kombëtarja e Italisë. Për herë të parë sulmuesi hapi zemrën duke folur për humbjen e fëmijës, duke thënë se do jetë gjithmonë në zemrat e tyre.

“Dihet mirë që më është dashur të përballem me probleme personale në javët e fundit, por ndoshta jo të gjithë i dinë arsyet. Pra, më lejoni ta sqaroj, unë dhe gruaja ime kemi humbur një vajzë, e cila do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona. Ne patëm një problem të madh familjar. E kam të vështirë të shpjegoj pse nuk më pëlqen. Por bashkë me gruan patëm një humbje të madhe dhe nuk ishte e lehtë. Ne po përpiqemi të ecim përpara së bashku si gjithmonë. Kemi dy fëmijë të tjerë të bukur, por mendimet tona janë gjithmonë me të. Është gjithmonë në mendimet tona se çfarë na ka ndodhur”, tha Insigne.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion