Dramë, VAR, kartona të kuq dhe një ndeshje që u mbyll me largimin e dy portierëve para kohe. Milani fitoi 0-1 ndaj Genoas në udhëtim, kjo për raundin e tetë në Serie A. Kuqezinjtë e Piolit sigurojnë kështu fitoren e katërt radhazi dhe marrin kreun e renditjes, duke përfituar nga barazimi 2-2 i Interit kundër Bolognas. Ndeshja zgjati për më shumë se 100 minuta, me fundin që ishte dramatik.
Fillimisht Milani shënoi me Pulisic në minutën e 87-të, me VAR që e cilësoi golin të rregullt edhe pse vendasit pretenduan prekje të topit me dorë nga sulmuesi amerikan. Pas golit të pësuar, Genoa shtyu para dhe detyroi Maignan të ndërhynte keq kundër Ekuban, duke bërë që arbitri pas konsultës me VAR të ndëshkonte me karton të kuq portierin kuqezi.
Në portë për Milanin u fut sulmuesi Giroud, kjo pasi Pioli kishte bërë pesë zëvendësime. Në goditjen e dënimit, Genoa goditi shtyllën, ndërsa më pas Giroud grushtoi një rast. Edhe portieri i vendasve, Martinez doli me karton të kuq.
Në fund tri pikë për Milanin, që e sheh veten në krye të renditjes së Serie A me 21 pikë, dy më shumë se Interi. Sfida e radhës për kuqezinjtë është kundër Juventusit, teksa nuk do kenë Theon dhe Maignan për shkak të kartonave.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.6%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 3816
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vinicius 'show' dhe fenomeni Valverde, Reali fiton me përmbysje derbin e Madridit! Inter gabon 3 javë me rradhë, afrohet Milan (VIDEO)
23 Mars, 09:50
-
Portieri i Kosovës pret penalltinë, Juve gabon me Sassuolon! Milan rikthehet te fitoret, mposht Torinon dhe kap vendin e dytë
22 Mars, 15:31
-
VIDEO/ Napoli merr fitoren e katërt radhazi dhe ngjitet në vendin e dytë të Serie A, goli i McTominay vendos ndeshjen në Sardegna
20 Mars, 20:34
-
Pak orë nga publikimi i listës, Kombëtares dhe Sylvinhos i shtohet një tjetër shqetësim! Dëmtohet Asllani, dyshime për Kumbullën
20 Mars, 13:37
-
Roma mbyll mes zhgënjimit aventurën europiane, Bologna në çerekfinale kundër Aston Villa-s! Përcaktohen 4 përballjet
20 Mars, 10:49
-
Igli Tare kërkon një mesfushor për Milanin, kontakton me yllin e Bayern Munich! Rafa Leao del në shitje
19 Mars, 14:45
-
Europa League/ Sot zhvillohen shtatë ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8-ave, spikat Roma - Bologna! Do mësohen katër çiftet e çerekfinaleve
19 Mars, 11:25
-
Kapiteni Lautaro Martinez befason Interin: Ëndërroj që herët a vonë të kthehem te Racing në vendlindje
18 Mars, 14:33
-
GOLAT/ Fitore me shije mbijetese, Fiorentina 'likuidon' 1-4 Cremonesen në ndeshjen direkte të Serie A
17 Mars, 12:37
-
Natë tmerri për mesfushorin e Romës, gjashtë hajdutë e mbyllin me familjen në një dhomë dhe i bastisin banesën! I marrin 10 mijë euro bizhuteri e ora
17 Mars, 11:47
-
VIDEO/ Gafë e Estupinan, Lazio mposht 1-0 Milanin! Igli Tare 'tërbohet' me Rafa Leaon
16 Mars, 08:17
-
VIDEO/ Mjafton goli i Jeremie Boga, Juventusi fiton 0-1 në Udine! Zhegrova në stol, Yildiz 'Njeriu i Ndeshjes'
15 Mars, 11:29