Serie A e futbollit është në javën e tetë dhe kjo e shtunë sportive nisi në 15:00, aty ku Interi barazoi 2-2 kundër Bolognas në shtëpi. Në 18:00 Juventusi fitoi 2-0 derbin me Torinon, teksa në 20:45 Milani fitoi 0-1 në Genoa dhe merr kreun e Serie A.
Në "San Siro", Interi dhe Bologna barazuan 2-2 për javën e tetë në Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit nuk mbajti dot avantazhin e dyfishtë, duke u kënaqur vetëm me një pikë në shtëpi. Ndeshja do zhbllokohej nga Acerbi në minutën e 11-të, ndërsa në të 13 minutë Martinez shënoi golin e dytë për Interin me një goditje mjeshtërore nga jashtë zonës. Kur u duk se gjithçka po shkonte mirë për zikaltërit, Orsolini në të 19 minutë shkurtoi shifrat në 2-1 nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillimin e pjesës së dytë, miqtë nga Bologna barazuan me Zirkzee në të 52 minutë. Megjithë ndërrimet, Interi nuk shkoi më shumë se një pikë në shtëpi. Ky ishte barazimi i parë për Interin në kampionat, teksa minuta në fund mori edhe Kristjan Asllani.
Juventusi u kthye te fitorja dhe mundi 2-0 Torinon në derbin e qytetit. Për javën e tetë në Serie A, "Zonja e Vjetër" dominoi kundërshtarin edhe pse pjesa e parë u mbyll pa gola. Pas vetëm pesë minutave lojë, Kean shënoi për bardhezinjtë, por goli u anullua për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë ishte Gatti që në të 47 minutë zhbllokoi shifrat, ndërsa Milik në të 62 arkivoi suksesin me golin e dytë. Pas barazimit me Atalantën, Juvja u rikthye te tri pikët dhe merr vendin e tretë me 17 pikë në Serie A. Torino me nëntë pikë mbetet në vendin e 12-të.
Dramë, VAR, kartona të kuq dhe një ndeshje që u mbyll me largimin e dy portierëve para kohe. Milani fitoi 0-1 ndaj Genoas në udhëtim, kjo për raundin e tetë në Serie A. Kuqezinjtë e Piolit sigurojnë kështu fitoren e katërt radhazi dhe marrin kreun e renditjes, duke përfituar nga barazimi 2-2 i Interit kundër Bolognas. Ndeshja zgjati për më shumë se 100 minuta, me fundin që ishte dramatik.
Fillimisht Milani shënoi me Pulisic në minutën e 87-të, me VAR që e cilësoi golin të rregullt edhe pse vendasit pretenduan prekje të topit me dorë nga sulmuesi amerikan. Pas golit të pësuar, Genoa shtyu para dhe detyroi Maignan të ndërhynte keq kundër Ekuban, duke bërë që arbitri pas konsultës me VAR të ndëshkonte me karton të kuq portierin kuqezi.
Në portë për Milanin u fut sulmuesi Giroud, kjo pasi Pioli kishte bërë pesë zëvendësime. Në goditjen e dënimit, Genoa goditi shtyllën, ndërsa më pas Giroud grushtoi një rast. Edhe portieri i vendasve, Martinez doli me karton të kuq.
Në fund tri pikë për Milanin, që e sheh veten në krye të renditjes së Serie A me 21 pikë, dy më shumë se Interi. Sfida e radhës për kuqezinjtë është kundër Juventusit, teksa nuk do kenë Theon dhe Maignan për shkak të kartonave.
Serie A, java 8 - e shtunë:
15:00 Inter 2-2 Bologna
18:00 Juventus 2-0 Torino
20:45 Genoa 0-1 Milan
Renditja:

Në "San Siro", Interi dhe Bologna barazuan 2-2 për javën e tetë në Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit nuk mbajti dot avantazhin e dyfishtë, duke u kënaqur vetëm me një pikë në shtëpi. Ndeshja do zhbllokohej nga Acerbi në minutën e 11-të, ndërsa në të 13 minutë Martinez shënoi golin e dytë për Interin me një goditje mjeshtërore nga jashtë zonës. Kur u duk se gjithçka po shkonte mirë për zikaltërit, Orsolini në të 19 minutë shkurtoi shifrat në 2-1 nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillimin e pjesës së dytë, miqtë nga Bologna barazuan me Zirkzee në të 52 minutë. Megjithë ndërrimet, Interi nuk shkoi më shumë se një pikë në shtëpi. Ky ishte barazimi i parë për Interin në kampionat, teksa minuta në fund mori edhe Kristjan Asllani. Interi me 19 pikë qëndron për momentin në krye, teksa Bologna me 11 pikë shkon në pozitën e tetë.
BBILAN I FALET ARBITRIT MAFIOZ QE NUK ANULLOI GOLIN E VOLEJBOLLISTIT PURISIC
Përgjigju