ANGLI - Kompeticioni më i vjetër në botë për klubet e futbollit, FA Cup, po zhvillon këtë vit sezonin numër 145. Të shtunën u zhvilluan tre ndeshjet çerekfinale, teksa Liverpooli dhe Arsenali nuk ia dolën të kalonin më tej në ndeshjet teke. Manchester City fitoi 4-0 kundër Liverpoolit, Chelsea 'shkërmoqi' 7-0 Port Valen, ndërsa Southampton bëri surprizën më të madhe duke eliminuar 2-1 Arsenalin. Sot në orën 17:30 luhet West Ham - Leeds United.
Në 'St. Mary Stadium', Southampton që garon në Championship fitoi 2-1 kundër Arsenalit duke nxjerrë 'Topçinjtë' jashtë FA Cup. Vendasit kaluan në epërsi pas 35 minutave lojë me golin e Stewart, ndërsa Arsenali barazoi me Gyokeres në minutën e 68-të, me suedezin që u hodh në fushë vetëm tetë minuta para se të 'përshëndeste' rrjetën. Pesë minuta para fundit të takimit ishte Shea Charles që i dha fitoren 2-1 Southamptonit, duke nxjerrë jashtë Arsenalin që në fazën çerekfinale.
Në 'Stamford Bridge' të Londrës, Chelsea fitoi 7-0 kundër Port Vales duke avancuar për në gjysmëfinale. 'Blutë' nuk e patën të vështirë duke kaluar në epërsi pas vetëm disa sekondave lojë me golin e Hato. Brenda pjesës së parë Chelsea shënoi edhe dy gola të tjerë me Joao Pedro dhe autogolin e Lawrance-Gabriel. Në fraksionin e dytë Adarabioyo, Andrey Santos, Estevao dhe Garnacho (11 m) e dërguan rezultatin në 7-0.
FA Cup, faza çerekfinale:
E shtunë, 4 prill 2026
Manchester City 4-0 Liverpool
Chelsea 7-0 Port Vale
Southampton 2-1 Arsenal
E diel, 5 prill 2026
17:30 West Ham - Leeds United

Komente