TURQI - Një moment i rrallë ka ndodhur në elitën e futbollit turk, ku protagonisti kryesor ishte portieri i Kasimpasa, Andreas Gianniotis. Në përballjen e djeshme kundër Kayserispor, skuadra e Kasimpasas siguroi një fitore të rëndësishme 2-0, por ajo që mori gjithë vëmendjen ishte goli i dytë, një 'perlë' e vërtetë që mund të kandidojë për golin më të bukur të sezonit.
Në minutën e 66-të, Gianniotis i befasoi të gjithë duke goditur fuqishëm nga porta e tij. Topi përshkoi gjithë fushën dhe përfundoi në rrjetë, duke lënë të shtangur portierin kundërshtar dhe publikun.
Ky moment ndezi festën te lojtarët e Kasimpasa, të cilët vrapuan menjëherë drejt 'gardianit' për të festuar së bashku një gol historik për të. Falë kësaj fitoreje, Kasimpasa ngjitet në vendin e 13-të me 27 pikë, duke marrë një frymëmarrje të rëndësishme në renditje.
Komente








