Skuadra e Liverpoolit ka konfirmuar se sulmuesi Hugo Ekitike ka pësuar një dëmtim serioz në tendinën e Akilit. Sulmuesi u desh të zëvendësohej gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Champions League të së martës kundër Paris Saint Germain në 'Anfield'. Francezi nuk do mundet të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026 me kombëtaren e tij.
“Skanimet kanë konfirmuar një këputje të tendinës së Akilit. Prandaj, Ekitike do të jetë jashtë fushave për javët e mbetura të sezonit të klubit dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Kupën e Botës këtë verë me Francën. Përditësime të mëtejshme do të ofrohen në kohën e duhur, me Hugo që merr mbështetjen e plotë të të gjithëve në LFC”, shkruan klubi i Liverpoolit.
Verën e vitit të shkuar 23-vjeçari la Frankfurtin në Bundesligë dhe për 95 milionë euro u bashkua me Liverpoolin, por Ekitike ka marrë një lajm që asnjë futbollist nuk do donte ta mësonte para Kupës së Botës. Trajneri Deschamp dhe Franca kanë marrë një lajm aspak të mirë më pak se dy muaj nga nisja e Botërorit.
Komente




