Dramë për Juventusin, Juan Cabal mbyll sezonin

Dramë për Juventusin, Juan Cabal mbyll sezonin

Juan Cabal

Mbrojtësi i Juventusit, Juan Cabal ka mbyllur sezonin. Ai ka një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë dhe për këtë do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, me kohën e rikuperimit që zgjat deri në gjashtë muaj.

"Sot lojtari Juan Cabal iu nënshtrua testeve diagnostikuese në J|medical të cilat nxorën në pah dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë. Në ditët në vijim Cabal do t'i nënshtrohet një operacioni", bën me dije Juventusi.

Mbrojtësi ka qenë i grumbulluar me kombëtaren e Kolumbisë në Argjentinë, ku po përgatitej për sfidat kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Uruguait dhe Ekuadorit; teksa në stërvitjen e parë të së hënës ka ndjerë një shqetësim pas një aksioni.

Testet kanë treguar edhe frikën e Juves, me mbrojtësin që është dëmtuar njëjtë si Geison Bremen. Kështu "Zonja" sheh të humbasë dy emra me peshë në prapavijë dhe për këtë do futet në merkaton e janarit me objektivat e qartë që janë Ardian Ismajli dhe Milan Skriniar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit