Ardian Ismajli 'shekullor' në Serie A, mbrojtësi paraqitje rekord

Ardian Ismajli 'shekullor' në Serie A, mbrojtësi paraqitje rekord

Ardian Ismajli

Të premten kundër Leçes, Ardian Ismajli luajti ndeshjen e 100-të në Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares debutoi në elitën e futbollit italian më 1 nëntor të vitit 2020 në ndeshjen Spezia - Juventus me fanellën e skuadrës nga Liguria. 28 vjeçari koleksionon deri më tani 87 paraqitje me Empolin dhe 13 me Spezian në Serinë A.

Ismaljli është kthyer në një titullar të padiskutueshëm të skuadrës së Empolit dhe një nga kolonat e mbrojtjes së kombëtares shqiptare. Mbrojtësi ka zhvilluar 42 ndeshje me Shqipërinë dhe ka shënuar 3 gola.

Këtë sezon emri i tij është lidhur me një kalim te Juventusi dhe paraqitjet e kanë vendosur mes pesë mbrojtësve më të mirë në Evropë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen 3 persona, procedohen 3 të tjerë

Tiranë/ Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen 3 persona, procedohen 3 të tjerë