Zyrtare/ Roma zhvillon stërvitjen me trajnerin e ri, Claudio Ranieri mbërrin në 'Trigoria'

Zyrtare/ Roma zhvillon stërvitjen me trajnerin e ri, Claudio Ranieri mbërrin në 'Trigoria'

Claudio Ranieri mbërrin në 'Trigoria'

ROMË, Itali - Pas pritjes së mbrëmshme nga tifozët në aeroportin 'Fiumicino', nis zyrtarisht kapitulli i tretë i Claudio Ranierit (73 vjeç) si trajner i Romës.

Trajneri i ri mbërriti në 'Trigoria' në orët e drekës së kësaj të enjteje ku kishte pak tifozë që e prisnin dhe rreth orës 15:00 do të drejtojë stërvitjen e parë të skuadrës.

Termat e kontratës

Angazhimi i tij u zyrtarizua nga AS Roma. Kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe më pas një e ardhme si menaxher. Ranieri ka nënshkruar një kontratë deri në qershor me vlerë rreth 1.5 milionë euro, me bonuse të lidhura me arritjen e objektivave specifike të ekipit, siç raporton La Gazzetta dello Sport.

Nëse aventura do të përfundonte pozitivisht, Friedkins i ofruan Ranierit një pozicion të mundshëm menaxherial, duke e lejuar kështu që të qëndronte në klub për një afat të gjatë.

Mirë se vjen në shtëpi, shkruan Roma në prezantim

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës