MIRDITE- Është ndërtuar nga arkitektët më të mirë të Perandorisë Bizantine në shekullin e VI dhe ka shërbyer për të furnizuar me ujë qytezën e Domgjonit në Mirditë. E quajtur gurra antike e Domgjonit konsiderohet si një aset mjaft i rëndësishëm dhe unik në të gjithë Ballkanin.
 
Kjo gurrë përbëhet nga një tunel 100 metër i gjatë, si dhe pusi i kontrollit të ujit, të cilët janë të ndërtuar me një arkitekturë mjaft të veçantë. Ndonëse është shpallur moment kulture 30 vite më parë dhe ruhet nga shteti askush nuk është kujdesur për të duke e lënë që të degradojë.
 
Nga ana tjetër nuk mungojnë as personat që duan kulturën dhe kanë shfaqur interesin e tyre për të kontribuar në restaurimin e kësaj gurre.
 
Zona e Mirditës përbën një miniere për arkeologjinë dhe për historinë e kombit tonë, ku nga dita në ditë po dalin në dritë asete të ndryshme historike dhe me mjaft vlera për mbarë vendin tonë, por që për fatin e keq i ka mbuluar pluhuri i harresës për shkak të mungesës së vëmendjes nga institucionet përkatëse gjatë 23 viteve të fundit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)