Kalon ilegalisht kufirin drejt Greqisë, kapet me 420 euro false 45-vjeçari nga Berati Zenel Celo. Arrestimi i Celos është bërë nga patrulla e kufirit në zonën e Vërnik-Devoll ku ai është pikasur teksa tentonte të kalonte ilegalisht kufirin e gjelbër.

Nga kontrolli ushtruar në sendet personale të Celos janë gjetur 1518 euro ndërsa një sasi e tyre ishin të falsifikuara, përkatësisht 420 euro.

Prerjet e falsifikuara sipas policisë janë prerje letre nga 200 euro deri në 5 euro, përfshi prerjen 100, 50, 20, 10.

Ky shtetas, deklaron policia, rezulton të ishte dhe në kërkim për llogari të prokurorisë së Beratit e cila e kish proceduar më parë për vjedhje.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com